“Dhe do të ketë gjatarë, që, sa më pak kafshë që të ketë, aq më shumë ata do të marrin; dhe e anasjellta, sa më shumë që të ketë, aq më pak do të marrin”
Në kohën e Da Vinçit, peshku ishte me shumicë, pyjet ishin plot me kafshë të egra dhe kishte një bollëk lëndësh të para. Por ai e dinte që asnjë prej këtyre nuk do të zgjaste përgjithmonë. E thënë thjeshtë, kushd që peshkon nëpër dete deri kur këta të boshatisen, në një ditë do të kthehet në port me rrjetat bosh. Duket se ende nuk e kemi rrokur në tërësinë e saj këtë këshillë të gjeniut; pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme, peshkimi i tepruar në detet e botës vazhdon të jetë një problem i madh./Bota.al