Bota

Profil/ Kush ishte Omar Ismail Mostefai kamikazi i Parisit

Screen Shot 2015-11-15 at 19.01.29Identiteti i kamikazit të parë të Bataclanit u zbulua nga policia në sajë të nje cope të gishtit të tij të prerë gjatë shpërthimit. 29-vjeçari francez Omar Ismail Mostefai, jetonte në Courcouronnes, një qytezë 25 kilometra në jug të Parisit.

Deri në citin 2012 kishte jetuar në qytetin Chartres.

Sipas informacioneve të gazetës Le Monde që ka bërë një portret të tij Omar Ismail Mostafei mendohet se ka qenë në Siri ne vitet 2013 2014. Hetuesit kanë gjetur gjurmë të kalimit të tij nga Turqia, vendi i privilegjuar i atyre që nisen për Siri.

Pas këtij episodi ai ka filluar të ruhet nga shërbimet sekrete franceze, por ai është konsideruar si një element i pa rrezikshëm. Që nga viti 2010, shërbimi francez e kishte klasifikuar atë në dosjen “S” ku hyjne personat që kanë lidhje me sigurinë e shtetit për shkak të radikalizimit të tij në rritje.

AFP shkruan se ai shkonte rregullisht në xhami, në Luce, që ndodhet afër Chartres. Nuk ishte i njohur për policinë franceze. Raportohet se kishte kryer vetëm disa krime të vogla, si grabitje, drejtim makine pa patentë dhe dyshime për lidhje me rrjetin e shpërndarjes së narkotrafikantëve.

Në natën e 13 nëntorit, Islael Mostafei bënte pjesë tek tre njerzit që dolën nga një Polo e zezë për të hyrë në teatrin e Bataclanit. Të veshur në trup me eksplozif dhe të armatosur me kallashnikovë ata qëlluan mbi mish dhe mbajtën peng pjesën tjetër të publikut që gjendej në koncertin rock. Përpara se të vetë hidheshin në erë ata të tre kanë përmendur disa herë Irakun dhe Sirinë gjatë disa bisedave të shkurtra me policinë.

Vetëm pas shpërthimit hetuesit arritën ta identifikojnë Omar

Mostafein falë një pjese të gishtit të prerë pas ekspozionit. Dy miqtë e tij terroristë janë ende të pa njohur. I lindur në 21 nëntor 1985 në periferi të Parisit, ai ishte babai i një familjeje të re. Gazeta lokale “Le journal du centre” informon se ai kishte dhe dy motra dhe dy vëllezër të tjerë.

Vëllai i Mostafeit thotë se ai nuk ka pasur kontakte më të për vite të tëra, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare. Ai shprehet i befasuar që ai ishte shndërruar në radikal mysliman.

Omar Ismail Mostefai është njëri nga gjashtë fëmijët e familjes Mostefai. Kjo familje kishte ardhur në Francë nga Algjeria.

Mostefai ishte një nga atentatorët në sallën e komcerteve Bataclan, ku vranë të paktën 89 persona.

(Lapsi.al me info nga Le Monde)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close