Bota

PROFILI/ Anatoly, nazisti siberian që po ther rusët

anatoli

ISIS ka ekzekutuar me prerje koke edhe 5 pengje të tjerë, ashtu siç bëri me spiunin Magomed Kasiyev, 23 vjeç. Magomed u vra në 2 dhjetor, por pa kaluar një javë të njëjtin fat e kanë pasur edhe 5 bashkëkombas të tij. Të gjithë janë therur nga e njëjta dorë, ajo e Anatoly Zemlyanka, 28 vjeç, i njohur me nofkën “Tolya”.

Ai është një shtetas rus nga Noyabarsk, i rajonit autonom Yamalo Nenets, në Siberinë perëndimore, të pasur me naftë. Anatoly është një ish-nazist i apasionuar pas boksit dhe karatesë. Ai iu bashkua xhihadistëve kur frekuentonte universitetin e Tymen dhe u konvertua në mysliman midis 2009 dhe 2010.

Ai themeloi në qytezën e tij një organizatë radikale islamike të quajtur Iskhan. Por më pas organizata u mbyll me vendim gjykate. Pas 2010-ës u arratis në Turqi. E ëma thotë se tentoi ta bindte të mos nisej në Turqi, por ai ishte i vendosur. Ai ka fituar falë bëmave të tij pseudonimin “Xhihadi Vlad” apo “Xhihadi tolik”. Është në shënjestët të shërbimeve sekrete ruse dhe atyre çeçene. Ai është një ndër luftëtarët e huaj që i ka premtuar besnikëri xhihadistëve. Sipas të dhënave të fundit, numri i “foreign fighters” në Siri ka shkuar diku te 30 mijë persona./TemA

Leave a Reply

Back to top button