Letersi

Progresi i Pelegrinit (Veprat më të rëndësishme të shkruara në burg)

Screen Shot 2016-08-21 at 22.26.38Puritani Xhon Banian luftoi në rradhët e ushtrisë parlamentare gjatë Luftës Civile Angleze, dhe pasi u rivendos monarkia me mbretërimin e Çarlit II, u dënua me 12 vjet burg për shkak të refuzimit për të mos predikuar mesazhin e tij antikonformist. Në burg, Banian përfunduar autobiografinë e tij “Mëshira e tepruar për shefin e mëkatarëve” në vitin 1666, dhe vendosi të punojë për librin tjetër “Progresi i Pelegrinit”, një alegori jashtëzakonisht popullore kristiane e  publikuar në vitin 1678.

Titulli i plotë ishte “Progresi i pelegrinit nga kjo botë, tek ajo që do të vijë”. I shpërndarë nën titullin “Trajta e një Ëndrre”, libri ka për protagonist Kristianin, në një udhëtim nga dekadenti “Qytet i Shkatërrimit” (Toka) tek “Qyteti Qiellor” (Parajsa). Pjesa e dytë e librit ka të bëjë me gruan e Kristianit, e quajtur Kristiana, në një udhëtim të ngjashëm bazuar tek teologjia protestante. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button