Analiza

Progresi nuk është natyror. Njerëzit e “shpikën”, dhe jo shumë kohë më parë…

  • Me udhëtimet e mëdha dhe Reformimin, europianët filluan që të vënë gjithnjë e më shumë në dyshim shkrimet e mëdhenj klasike mbi gjeografinë, mjekësinë, astronominë dhe fizikën, që kishin qenë burimi kryesor i dijes në kohët e mesjetës. Bashkë me ata dyshime, erdhi dhe një ndjesi se brezi i tyre dinte më shumë dhe ishte më i mençur se sa brezat e epokave të mëparshme
  • Ndërkohë që pyetja nëse Sofokliu ishte një dramaturg më i mirë se Shekspiri është një çështje shijeje, pyetjet se kush kishte të drejtë për shpejtësinë e objekteve në rënie, qarkullimin e gjakut, orbitën e trupave qiellore, apo krijimin spontan të organizmave nuk ishin, dhe përgjigjet po bëheshin gjithnjë e më të qarta. Deri në vitin 1700, në Europë, beteja ishte fituar vendosmërisht, dhe shkrimet e lashtë mbi shkencën dhe mjekësinë trajtoheshin me një respekt në rëni

screen-shot-2016-11-19-at-10-37-01-am

Pjesa e parë: Beteja e madhe intelektuale, mes dijetarëve modernë dhe të urtëve të lashtësisë

Nga Xhoel Mokir

Si dhe përse fillojnë bota moderne dhe begatia e saj e paprecedentë? Shumë rafte librash janë të mbushur me vëllime nga historianë, ekonomistë, filozofë politikë dhe studiues të tjerë eruditë, me shpjegime të pafundme. Një mënyrë për ta parë këtë çështje, është duke ekzaminuar diçka themelore, dhe padyshim thelbësore: shfaqjen e një besimi tek dobishmëria e progresit. Një besim i tillë mund të duket i vetëkuptueshëm sot, por shumë njerëz në një të kaluar më të largët besonin që historia lëvizte në një lloj cikli, apo që ajo ndiqte një shteg të përcaktuar nga fuqi më të larta. Ideja se qeniet njerëzore duhej dhe mund të punonin me vetëdije, për ta bërë botën një vend më të mirë për veten e tyre, si dhe për brezat e ardhshëm, është në fakt një ide e cila u shfaq në dy shekujt mes Kristofor Kolombit dhe Isak Njutonit. Sigurisht, thjeshtë besimi që progresi mund të vinte nuk ishte i mjaftueshëm – duhet që ta sjellësh atë. Bota moderne filloi kur njerëzit vendosën ta bëjnë këtë…. 

Me udhëtimet e mëdha dhe Reformimin, europianët filluan që të vënë gjithnjë e më shumë në dyshim shkrimet e mëdhenj klasike mbi gjeografinë, mjekësinë, astronominë dhe fizikën, që kishin qenë burimi kryesor i dijes në kohët e mesjetës. Bashkë me ata dyshime, erdhi dhe një ndjesi se brezi i tyre dinte më shumë dhe ishte më i mençur se sa brezat e epokave të mëparshme …

[real3dflipbook id=”1386″]

Leave a Reply

Back to top button