Bota

Projekti i Sulltan Erdoganit për ringjalljen e Perandorisë otomane

Turkish prime minister Recep Tayyip Erdogan stands on stage after a speech at the end of a ceremony marking the anniversary of the death of Jelaleddin Mevlana Rumi, Sufi mystic, poet and founder of the sufism, on December 13,2013, at Ulker Sports Arena in Istanbul. The dervishes are adepts of Sufism, a mystical form of Islam that preaches tolerance and a search for understanding. Those who whirl, like planets around the sun, turn dance into a form of prayer. Some say the whirling dervishes belong more to the central, conservative city of Konya, where the father of Sufism, Mevlana Jalaluddin Rumi, lived in the 13th century, than to the cosmopolitan modern city. AFP PHOTO / OZAN KOSE

Presidentit Barak Obama nuk i kushton asgjë, madje i leverdis shumë hyrja e Turqisë në Europë. Ai harron kur Turqia vuri veton kundër kalimit të trupave amerikane në Turqi për të shkuar në Irak, apo kundërshtimin për marrëveshjen bërthamore të turqve me Brazilin dhe Iranin, vota kundër sanksioneve ndaj Iranit në Këshillin e Sigurisë. E harron, pasi kështu i leverdis. Në Irak janë më shumë se dhjetë mijë kamionë, mjete të blinduara, tankë dhe 20 mijë Humvee për t’u rikthyer në SHBA përmes Turqisë.

Nuk kuptohet ama përse Obama e mbështet futjen e 80 milionëve në BE, që për Turqinë do të thotë shumë në këndvështrimin ekonomik, ideologjik dhe politik. Turqit nuk duan të konsiderohen thjesht si një urë drejt Perëndimit. Duan të rikthehen të fuqishëm si në kohën e Perandorisë Otomane, të jenë qendra e botës.

Një botë që Europa e ka shkatërruar territorialisht gjat Luftës së Parë Botërore dhe Ataturku kulturalisht me krijimin e republikës laike. Por Erdogan ka një ambicie që e mbështet edhe populli i tij. Suksesi i partisë islamike AKP është i lidhur me suksesin e politikës financiare të qeverisë. Kur Erdogan hipi në pushtet, lira turke kishte humbur tetë herë vlerën e saj dhe në 2001 një koka kola vlente një milion lira.

AKP mori 47 përqind të votave në 2007 falë zhvillimit ekonomik, reformave drastike në ekonomi dhe zhvillimit industrial dhe në agrikulturë. Në 2010 eksportet turke u rritën me 13 përqind krahasuar me nëj vit më parë. Kompanitë e ndërtimitkanë kontrata ndërtimi me vlerë 30 miliardë dollarë dhe investimet e huaja shkojnë në tre miliardë dollarë.

Turqia u kthye në një eksportues të fuqishëm dhe një pikë strategjike mes Aziës dhe Europës. Ky revolucion u financua nga “paraja jeshile”, dollarët e bankave islamike. Qëllimi i tyre është të konvertojnë Turqinë nga laike në islamike. Në politikën e brendshme pengesa për konfirmimin e partisë islamike është ushtria, gardiani i trashëgimisë laike të Ataturk. Afrimi me Europën dhe “demokratizimi i Turqisë” kanë ridimensionuar fuqinë ushtarkae të Turqisë.

Distancimi nga Izraeli ishte pa kosto për turqit dhe u pa me sy të mirë nga elektorati pas miqësia me Izraelin nuk shihej me sy të mirë në botën arabe. Distanicmi i Erdoganit me Izraelin mund të vijojë të rritet dhe Erdogan mund të vendosë t’i japë fund laicitetit të Turqisë. Tërheqja europiane do të mbetet retorike dhe inferiore ndaj asaj islamike dhe aspiratës neo-otomane./IlGiornale-TemA

Leave a Reply

Back to top button