Historia e Prometeut, është një nga më interesantet e mitologjisë greke. Me kalimin e shekujve ajo është pasuruar nga poetë dhe filozofë. Dhe ende sot, Prometeu personifikon inteligjencën, madje dinakërinë, për përpjekjen e tij për të ndihmuar njerëzimin, megjithëse në fund u dorëzua në luftën e tij të pabarabartë kundër Zeusit.
Prometeu, emri i të cilit do të thoshte ‘largpamës’ në greqishten e vjetër, ishte një gjysmëperëndi, biri i Titan Iapetusit dhe Klimenës ose Azia, që të dy Oqeanidë dhe fëmijë të Oqeanit. Vëllezërit e tij ishin mendjelehtei Epimete (i njohur si “pas–menduesi), Atlasi dhe Menoetiusi.
Kur shpërtheu konflikti për pushtet midis Perëndive në Olimp dhe titanëve, ai mori anën e të parëve, edhe pse ishte vetë një Titan, Me këshillat e tij të mençura, ia garantoi fitoren Zeusit. Sipas satiristit Lucian, Prometeu, krijoi njeriun e parë me ndihmën e perëndeshës Athina.
I bërë nga zjarri dhe balta, njeriu u formua sipas imazhit të Perëndive. Krijimi i njeriut të parë ndodhi pas Përplasjes së famshme të Titanëve, dhe në Orfik balta e përdorur ishte një përzierje dheu e ujitur me gjakun e Titanëve. Në sarkofagët romakë, Prometeu paraqitet duke krijuar statuja, ndërsa perëndesha Athina u dërgon atyre shpirtin përmes krahëve të fluturës,për t’i dhënë jetë (një ngjashmëri e madhe me krijimin e Adamit nga Zoti).
Thuhet se Prometeu krijoi në përpjekjen e tij të parë një krijesë të përsosur. Hermesi e çoi atë në malin Olimp, ku Zeusi i dha pijen e pavdekësisë, duke e nxitur atë të gjente veten në qiell dhe të bëhej planeti Fanon, ose planeti aktual i Jupiterit (edhe pse në rrëfime të tjera është Saturni).
Kafshët u krijuan në të njëjtën kohë, edhe pse nga përzierja e materialeve të tokës dhe zjarrit. Të gjitha qeniet e gjalla dhe njerëzit u krijuan brenda Tokës. Kur të gjitha qeniet brenda Tokës u ftuan të dilnin në dritë, Prometeu dhe Epimeteu u caktuan që t’i jepnin çdo krijese tiparet që duhet të kishin.
Epimeteu e bindi vëllanë e tij që ta lejonte ta bënte i vetëm këtë punë. Kjo do të thoshte se Epimeteu ishte në gjendje të emëronte çdo qenie dhe t’i jepte tiparet që dëshironte. Kur erdhi radha e njeriut, i kishin mbetur vetëm disa qime dhe thonj, të cilët e bënë atë të pambrojtur dhe të pafuqishëm.
I trishtuar nga kjo gjë, Prometeu mori përsipër mbrojtjen e njerëzve. Si krijuesi i njerëzimit, Prometeu e shihte gjithnjë me interes ecurinë e tyre në Tokë, dhe shpeshherë nuk iu bind urdhrave të Zeusit për të mos i dhënë njerëzimit ndonjë avantazh. A u përpoq ai t’i ndihmonte sepse ishin krijesat e tij, dhe i shihte si fëmijët e tij?
Në një variant të mitit, Perënditë dhe njerëzit e vdekshëm u mblodhën për të diskutuar privilegjet e tyre të ndërsjella, dhe për të përcaktuar se cila pjesë e trupit të një kafshe, e ofruar për flijim, do t’i shkonte secilit prej tyre. Prometeu e ndau një dem në dy pjesë.
Në pjesën e parë vendosi lëkurën, mishin dhe të brendshmet, të mbuluara me barkun e kafshës, dhe në pjesën tjetër i vuri kockat, nga të cilat hoqi mishin dhe i mbuloi me dhjamin e bardhë. Më pas Prometeu i kërkoi Zeusit të zgjidhte pjesën që do t’i takonte Perëndive.
Pjesa tjetër ishte e destinuar për njerëzimin. Zeusi zgjodhi dhjamin, dhe kur zbuloi se pjesapërmbante vetëm kocka, u zemërua si me Prometeun ashtu edhe me njerëzimin, dhe vendosi të mos i dërgonte më zjarr.
Në shenjë hakmarrje, Prometeu vodhi disa shkëndija zjarri nga rrota e diellit apo nga furra e Hefestit në ishullin Lemnos, dhe ia dha ato njerëzimit. Përdorimi i zjarrit ia përmirësoi jetënnjerëzve. Ata krijuan vegla pune, kultivuan tokën dhe u qytetëruan. Prometeu i ndihmoi ata të merrnin njohuri mbi mjekësinë, të përgatisnin vetë ilaçe, dhe u mësoi atyre njohuri mbi arkitekturën, matematikën, astronominë, metalurgjinë dhe lundrimin.
Zeusi i ndëshkoi njerëzit duke i dërguar Pandorën, e cila mori me vete një kuti. Autorët e lashtë nuk janë në një mendje në lidhje me përmbajtjen kutisë. Hesiodi shkroi për vuajtjet e tmerrshme që dolën nga Kutia e Pandorës, ndërsa të tjerë pohuan se duke e hapur atë pa masa paraprake, Pandora lejoi largimin e gjithçkaje që do të kontribuonte në lumturinë e njerëzimit.
Por Zeusi nuk ishte ende i lumtur, ai donte një hakmarrje më të plotë, dhe dëshironte shfarosjen e njerëzimit. Prandaj shkaktoi një përmbytje për të mbytur të vdekshmit. A kishte ai kaq frikë se njerëzit e vdekshëm do të pushonin së binduri Perëndive?
Sërish Prometeu ndërhyri për të parandaluar shkatërrimin e njerëzimit. Në një histori shumëtë ngjashme me historinë biblike të Arkës së Noes, Prometeu i tha djalit të tij Deukalion dhe bashkëshortes së tij Pirra të ndërtonin një arkë, në të cilën do të mbylleshin dhe do të lundronin për 9 ditë e 9 net.
Sa i përket Prometeut, Zeusi e urdhëroi Hefestin dhe shërbëtorët e tij, Shtetin dhe Dhunën, që ta gozhdonin Prometeun në një majë mali të thepisur në Kaukaz, dhe më pas dërgoi një shqiponjë, të lindur nga Tajfuni dhe Ekidna, për t’ia ngrënë mëlçinë.
Duke qenë i pavdekshëm, mëlçia e Prometeut ripërtërihej çdo mëngjes. Po ashtu, Zeusi u betua në ujërat e lumit Stiks të mos ia hiqte kurrë prangat Prometeut. A ishte ky një ndëshkim shembullor për “njohuri dhe bindje”, si për Perënditë ashtu edhe për të vdekshmit?
Prometeu qëndroi në majën e malit për shumë vite (nga 30 deri në 30.000), derisa Herkuli e liroi atë nga vargonjtë. Zeusi u gëzua për veprën e djalit të tij, ndaj vendosi ta linte Prometeuntë ikte. Por për shkak se i duhej të mbante zotimin e tij, dhe për të siguruar që Prometeu të mbante përgjithmonë peshën e dënimit të tij, e udhëzoi këtë të fundit të bënte një unazë nga çeliku i zinxhirit të tij dhe të vendoste brenda saj një copë shkëmbi mbi të cilin ishte lidhur. Që nga ajo kohë, njerëzit filluan të bënin dhe mbanin unaza për nder të Prometeut, që kishte vuajtur për njerëzimin. / ancient origins – bota.al