Vendosja e fuqisë sonë ushtarake në Siri, do të përkeqësojë më tej kaosin rajonal, dhe nuk do të zgjidhë asgjë
Andrew J. Bacevich
“The Spectator”
Jo shumë kohë më parë, Dejvid Kameron, deklaroi se ai nuk ishte një “neokonservator naiv, që të mendonte se mund të eksportojë demokracinë, nga një avion që udhëton mbi 15 mijë metra lartësi”. Vetëm disa javë pas mbajtjes së atij fjalimi, Kameron autorizoi forcat e Mbretërisë së Bashkuar për t’iu bashkuar bombardimeve në Libi – ku rezultati e rikonfirmon këtë leksion thelbësor.
Së shpejti Kameron do t’i kërkojë parlamentit të ndajë “bindjen e tij të fortë” se bombardimet mbi Raka, selia siriane e Shtetit Islamik, janë bërë “të domosdoshme”. Në shikim të parë, rasti i paraqitur kështu duket bindës. Mizoritë e shkaktuara në Paris, sigurisht që kërkojnë një përgjigje. Me Fransua Holondin që e ka deklaruar synimin e tij për të “udhëhequr një luftë, e cila do të jetë e pamëshirshme”, kombe të tjera perëndimore vështirë se mund të rinë duarkryq.
Ashtu si me sulmet tërroriste të 11 Shtatorit 2001 në Nju Jork dhe sulmet e 7 Korrikut 2005 në Londër, momenti bën thirrje për solidaritet. Dhe përderisa RAF-i po shënjestron tashmë ISIS-in në Irak, pse të mos e zgjerojë operacionin në anën tjetër të kufirit? Çfarë mund të jetë më e lehtë se kaq? Por është e vështirë të vendosësh se çfarë të zgjerosh tek fushata ekzistuese e bombardimeve, me atë që në fakt do të arrihet. A është e angazhuar Britania, në atë që meriton të quhet një luftë, një term që nënkupton veprime politikisht të qëllimshme ushtarake? Apo qeveria Kameron – dhe qeveria Holond, po shfrehin thjesht dufin, dhe në këtë mënyrë po e fshehjen mungesën e qëllimit të qartë politik?
Britania dhe Franca pretendojnë në çdo rast një vend në mesin e fuqive të mëdha ushtarake në botë. Nëse të dyja kombet sot kanë vullnetin (ose kapacitetin), për të ndërmarrë një luftë të “pamëshirshme” – me sa duket duke sugjeruar një rezultat vendimtar – kjo është e dyshimtë. Rreziku më i madh është se, duke ngatërruar luftën me ndëshkimin, ata e përkeqësojnë kaosin rajonal, për të cilin kanë ndihmuar ndërhyrjet e mëparshme ushtarake perëndimore.
Edhe nëse Britania nuk bën asgjë, shumë të tjerë janë të gatshëm të hedhin bomba mbi ISIS-in në të dyja anët e kufirit Irak-Siri. Me ndihmën simbolike të Bahreinit, Jordanisë, Arabia Saudite dhe Turqisë, forcat amerikane kanë deri tani kanë kryer mbi 57.000 fluturime, ndërsa kanë realizuar 8.300 sulme ajrore. Komanda Qendrore Shtetet e Bashkuara, rregjistron një bilanc të tillë:129 tanke të ISIS-it të shkatërruara, 670 rajone dhe 5.000 pozicione luftarake të shkatërruara dhe (në një zhvillim të ri) 260 objekte të infrastrukturës së industrisë së naftës të goditura, me shifat e përditësuara nga njëra ditë në tjetrën.
Fushata që amerikanët e quajnë “Operacioni i Zgjidhjes së Natyrshme” ka nisur para 17 muajsh. Duket e pamundur t’i jepet fund së shpejti. Në Uestminster apo Elize, statistikat e Pentagonit kanë gjasa të tërheqin më shumë vëmendje dhe për arsye të rënsësishme. Të gjitha këto shifra, flasin për një situatë mjaft dëshpëruese:me shumë lloje fluturimesh, municione të harxhuara dhe objektiva të goditura, rezultate të arritura, edhe kur plotësohet me sulmet e komandove, misionet e trajnimit dhe shpërndarjes bujare të armëve ndaj forcave lokale, kanë pak më tepër peshë sesa katrahura aktuale ushtarake.
Në Shtetet e Bashkuara, mungesa e dukshme e efikasitetit të fushatës ajrore ka shkaktuar thirrje për një pushtim të plotë. Ekspertët e ndryshëm, shumica e të cilëve morën pjesë në pushtimin e gabuar të Irakut në vitin 2003, këmbëngulin se mjaftojnë vetëm 10.000 apo 20.000 trupa tokësore – 50.000 maksimumi, dhe do të mposhtet përfundimisht Shteti Islamik. Fitore e garantuar. Pa shumë djersë.
Merrni dhuratën tuaj
Dhe kush e di? Pavarësisht nga të dhënat e tyre mbi parashikimet e dyshimta ushtarake, ithtarët e pushtimit tokësor mund të kenë të drejtë në një periudhë afat shkurtër. Perëndimi mund të përzërë ISIS-in nga Raka, nëse me të vërtetë e dëshiron këtë. Por, siç e kemi parë në konfliktet e fundit, problemet e vërteta mund të shfaqen vetëm një ditë pas fitores. Po pastaj? Pasi kemi hyrë në valle, si do të dalim prej saj? Konkurrenca më shumë sesa bashkëpunim, përshkruan marrëdhëniet midis shumë prej vendeve kundërshtare të Shtetit Islamik.
Sikurse e vuri në dukje Barack Obama këtë javë, tashmë ka dy koalicione konvergjente në Siri:një i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, dhe tjetri i drejtuar nga Rusia dhe që përfshin edhe Iranin. Cilat janë ndërlikimet? Me Turqinë që këtë javë rrëzoi një avion luftarak rus – hera e parë që një anëtar i NATO-ka rrëzuar një avion ushtarak të Kremlinit në një gjysmë shekulli – lufta e mëvonshme e fjalëve ndërmjet presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe atij rus Vladimir Putin, i jep botës një provë të vogël, sesi e gjitha kjo mund të dalë jashtë kontrollit.
Kërcënimi që vjen nga terrorizmi, është vetëm simptoma e problemeve më të mëdha që qëndrojnë në themel. Shkatërroni ISIS-in, qoftë duke e bombarduar apo duke dërguar trupa në terren, dhe ato probleme do të vazhdojnë. Një ISIS i ri, nën një emër tjetër, por ndoshta me flamurin e njëjtë, do të shfaqet në vend të Shtetit Islamik, po aq sa vetë ISIS-i u ngrit nga hiri i Al-Kaedës në Irak.
A i ka mundësitë Perëndimi të mbështesë një tjetër luftë të gjatë? Vetëm nëse aleatët e zhvillojnë atë luftë ekskluzivisht nga ajri. Ushtria britanike është tani më e vogla që prej shekulli XIX-të. Që nga ardhja e saj në pushtet, qQeveria Kameron e reduktoi numrin e trupave me 20 përqind.
Ushtria franceze numëron sot pak më shumë se 100.000 trupa. Londra dhe Parisi në mënyrë të pashmangshme, hedhin vështrimin tek Shtetet e Bashkuara, si anëtare e shquar e aleancës perëndimore për të marrë inisiativën (SHBA shpenzon ende pothuajse dy herë më shumë në mbrojtje, sesa të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s të marrë së bashku).
Por, pavarësisht nga ngurrimi i dukshëm i Obamës, për ta mbyllur presidencën e tij duke hyrë në një luftë të re, avokatët e një ofensivë të madhe tokësore kundër ISIS-it, duhet të vënë në dukje se ushtria SHBA-së është gjithashtu duke u pakësuar. Është gjithashtu e prekur nga një duzinë gjyqesh vitet e kaluara. Ata që brohorasin nga stadiumi, mund të jenë të etur për veprim. Ata që kanë gjasa të dërgohen të luftojnë, për të mos përmendur qytetarët që aktualisht kujdesen për mirëqenien e ushtarëve të tyre, mund të ndjehen më pak të prirur.
Fakti është se Britania, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë, përballen me një rebus strategjik që shkakton dilema. Kolektivisht, ata e gjejnë veten të mbërthyer në një konflikt të zgjatur me radikalizmin islamik – ku ISIS-i është vetëm njëra nga shfaqjet. Perspektivat për të negociuar fundin e luftës në çdo kohë, mund të duken së shpejti të jetë zero. Mjerisht, po kështu edhe shanset për të fituar atë.
Në këtë konflikt, Perëndimi në tërësi duket se gëzon avantazhin e superioritetit të qartë ushtarak. Nga pothuajse çdo masë, ne jemi më të fortë se armiqtë tanë. Arsenalet tona janë më të mëdha, armët tona më të sofistikuara, gjeneralët tanë të mirë-arsimuar në artin e luftës, dhe luftëtarët tanë më të mirë në fushën e betejës.
Megjithatë, koha dhe vendosja aktuale e fuqisë sonë superiore ushtarake, ka prodhuar rezultate të tjera nga ato të përcaktuara apo parashikuara. Edhe aty ku ndërhyrja e armatosur ka arritur në pamje të parë nje sukses taktik – për shembull. rrëzimin e një diktatori të neveritshëm – ajo nuk ka shkaktuar as pajtimin as nënshtrim e njërës palë. Përkundrazi, ndërhyrjet shërbejnë zakonisht për të përkeqësuar, dhe nxitur një rezistencë të mëtejshme. Në vend se të shuajmë zjarret e radikalizmit, kemi përfunduar duke i ushqyer ato.
Megjithëse krahasimi mund të cilësohet si historikisht i pasaktë, e tashmja mbart ngjashmëri me rastin e fundit, kur udhëheqësit britanikë dhe francezë bashkëpunuan për të megociuar me në arabët e zhurmshëm. Në vitin 1956, rrethanat specifike natyrisht që ndryshonin. Pastaj, problemi që shkaktoi zemërimin e politikëbërësve britanike dhe franceze, ishte nacionalizmi arab i Gamal Abdel Naserit, i cili me pushtimin e Kanalit të Suezit, kishte kryer një akt në dukje të pafalshëm.
Dhe çështja atëherë ishte si të ruheshin privilegjet perandorake, dhe jo të frenohej terrorizmi. Por atëhere, ashtu si sot, si në Londër edhe Paris, ka një etje emocionale për hakmarrje, që e tajkalon llogaritjen e ftohtë. Sulmet e egra të ISIS-it në Paris, përfaqësojnë një akt të pafalshëm. Përmes luftës, Kameron dhe Holond kërkojnë të hakmarren për ata qytetarët e pafajshëm që u vranë dhe plagosën.
Por siç na e kujton rezultati poshtërues i luftës së Suezit, ka disa probleme për të cilat lufta është një përgjigje të papërshtatshme. Në pjesën dërrmuese të Lindjen e Mesme, ne përballemi sot
me një problem të tillë. Për qeveritë perëndimore, përgatitja për intensifikimin e dhunës në atë rajon, nuk përfaqëson një politikë, por një abdikim prej saj. Ka ardhur koha për të menduar ndryshe.
Shënim: Andrew J. Bacevich është kolonel amerikan në pension, dhe autor i librit “Lufta e Amerikës për një Lindjen e Mesme të Madhe:Një Historisë Ushtarake”.
Bota.al