Bota

Pse “Brexit” është më pranë se kurrë

Screen Shot 2015-09-24 at 12.02.45

Ata që janë në favor të anëtarësimit të Britanisë në BE, kanë supozuar prej një kohe të gjatë se meritat e integrimit ekonomik, thirrjet ndaj mendjeve dhe zemrave, mund të fitonin çdo votë. Kjo nuk duket te jetë më e vërtetë

Nga Matthew Goodwin

“Chattam House”

Para fundit të vitit 2017, Britania do të shkojë në një referendum për vazhdimin anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Deri më tani, urtësia konvencionale ka qenë se vendi do të zgjedhë të qëndrojë në union. Por peizazhi po ndryshon. Perspektiva e një ‘Brexit’ është e njohur, dhe duket se ka më shumë të ngjarë të ndodhë tani, se me ndonjë brez tjetër.

Pragmatizmi mbi pasionin

Britanikët nuk ranë kurrë në dashuri me projektin evropian. Teksa fqinjët e saj po lëviznin drejt bashkimit gjithnjë e më të ngushtë, Britania u bë e njohur për euroskepticizmin e saj instiktiv. Ajo ishte partnerja e vështirë, që i ishte bashkuar BE me gjysmë zemre, pa përqafuar plotësisht vizionin më të gjerë që bashkoi Berlinin, Parisin dhe Romën dhe as adoptimin e monedhës së përbashkët që e pasoi.

Kjo qasje është e nxitur nga pragmatizmi më shumë sesa pasioni, ngjashëm me përshkrimin që i bëri në vitin 1953 Uinston Çërçill, marrëdhënieve të Britanisë me Evropën:”Ne jemi me ta, por jo një prej tyre”.  Britanikët shpesh kanë përfituar nga ajo që ka sjellë integrimi në Evropë.

Por Pas zgjerimit të vitit 2004 me disa vende të ish-Traktatit të Varshavës (duke përfshirë Poloninë, Hungarinë, Republikën Çeke dhe vendet Baltike), sondazhet e opinionit publik britanik shprehnin shqetësim për ardhjen e qindra mijëra punëtorëve, kryesisht pak të kualifikuar nga Evropa Qëndrore dhe Lindore.

E megjithatë, perspektiva e një Brexit ndjehej përherë e largët; vetëm rrallë ka patur mbështetje në masë për të lënë BE-në. Kur njerëzit u pyetën sesi do të votonin në një referendum për qëndrimin apo ikjen nga unioni, vetëm një pakicë e identifikonte veten me opsionin e dytë.

Pak më shumë se një vit më parë, pro-evropianët ruanin një epërsi 56 me 36 përqind, mbi ata që janë pro largimit, ndërsa vendimi i votuesve skocezë për të refuzuar pavarësinë në vitin 2014, theksoi natyrën e urrejtes së rrezikshme të këtyre ishujve. Kur vinte puna për Evropën, votuesi mesatar ka vepruar si një bashkëshort i palumtur:ëndërron për alternativa, por heziton t’i japë fund marrëdhënies. Ky peizash tashmë po ndryshon.

Ankthi mbi emigracionin

Në fillim të këtij muaji, një sondazh i ri i nxirrte përpara ata që janë pro largimit, ndërsa një tjetër sondazh vërente vetëm një diferencë të papërfillshme mes dy kampeve. Disa argumentojnë se këto sondazhe janë jashtë realitetit, dhe rikutojnë sesi anketuesit dështuan mënyrë spektakolare të parashikonin rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 7 Majit.

Por nën sipërfaqe, disa prirje janë kombinuar për të shtyre vendin drejt një Brexit. Ata që janë në favor të anëtarësimit të Britanisë në BE, kanë supozuar prej një kohe të gjatë se meritat e integrimit ekonomik, thirrjet ndaj mendjeve dhe zemrave, mund të fitonin çdo votë. Kjo nuk duket te jetë më e vërtetë. Shumica e votuesve bëjnë një krahasim të thjeshtë mes stanjacionit dhe paqëndrueshmërisë e eurozonës, në kontrast me rimëkëmbjen ekonomike të Britanisë.

Ky krahasim, së bashku me pretendimet e kompetencës ekonomike dhe kthesës, ndihmuan Partinë Konservatore të fitonte për herë të parë në më shumë se 20 vjet, të drejtën për të qeverisur e vetme. Të bindësh votuesit se është në interesin e tyre financiar të kapen eurozonës, nuk është më aq e lehtë si dikur. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me ekonominë;por ekziston ndërkaq edhe një dimension kulturor.

Në zgjedhjet e fundit, rreth 4 milionë votues, kryesisht pensionistë të bardhë të klasës punëtore, braktisën dy partitë e mëdha në favor të Partisë së Pavarësinë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP), një parti e linjës së ashpër, euroskeptike dhe populiste.

Rritja e UKIP, e cila bën një fushatë të ashpër kundër fluksit të punëtorëve nga Evropa si dhe thirrje për daljen nga BE, përbën një dëshmi sesi emigracioni është zhvendosur në ballë të debatit politik në  Britani. Pastaj erdhi kriza e refugjatëve. E kombinuar me ankthin mbi kampet e emigrantëve pranë Kale-së në Francë, ku qindra vetë përpiqen të hyjnë çdo ditë në Britani, titujt e fundit në media kanë rritur makthin e publikut ndaj emigracionit, në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Tani kjo çështje është prioriteti kryesor i votuesve, me gati 2 herë më shumë sesa shqetësim i shprehur mbi ekonominë. Pjesa më e madhe e këtij shqetësimi ka qenë aty prej një kohë të gjatë, në mesin e një elektorati që kurrë nuk e ka entuziamuar ideja e ndryshimeve demografike. Disa nga ndjesitë janë mbështjellë me zemërimin e publik mbi dështimin e qeverisë konservatore për të përmbushur zotimin e saj, që daton  që nga zgjedhjet e vitit 2010, për reduktimin e emigracionit në vetëm “dhjetëra mijëra” në vit.

Shifra më e fundit në dispozicion mbi emigracionin në Britani, është rekordi prej 330 mijë personash brenda një viti. Prirje të tilla janë përdorur shumë nga euroskeptikët – të cilët në fillim të këtij viti shprehën besimin se do ta fitojnë referendumin. Disa tani besojnë se ata mund të kthejnë votimin, për vazhdimësinë apo jo të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në një plebishit mbi emigracionin dhe sigurimin e kufijve kombëtarë.

Ndryshimi i kontekstit politik

Kryeministri i Britanisë, Dejvid Kameron, e gjen veten në një pozitë të vështirë. Ngurrimi i tij për të përmbushur angazhimin e shtete të tjera evropiane anëtare për të pranuar refugjatët – ai ka premtuar se do të pranojë vetëm 20 mijë gjatë 5 viteve  të ardhshme- është gjerësisht në përputhje me opinionin publik. Por kjo rrezikon të ulë kapitalin e tij politik në Evropë, teksa po përpiqet të rinegociojë kushtet e anëtarësimit të Britanisë, para se t’u drejtohet qytetarëve të vet për referendumin.

Liderët e Evropës janë të hutuar nga përpjekjet për të parandaluar një Brexit, dhe duke pasur parasysh qëndrimin e Londrës ndaj krizës së refugjatëve, ata nuk kanë gjasa të ndjejnë simpati për kërkesat e Kameron, për anulimin e ndihmave sociale për punëtorët emigrantë nga Bashkimi Evropian. Nëse ai nuk nxjerr diçka nga rinegocimi që adreson shqetësimin e opinionit public, mbi lëvizjen e lirë të punëtorve – i parë prej një kohe të gjatë nga shtetet e tjera, si një shtyllë e projektit evropian – Brexit do të fillojë të duket i mundshëm.

Gjithashtu edhe konteksti politik ka ndryshuar. Fundjava e kaluar, solli zgjedhjen shokuese të radikalit të majtë Xheremi Korbi në krye të Partisë Laburiste –duke ushqyer një kundërthënie të re drejt Evropës në mesin e opozitës parlamentare. Korbin ka deklaruar se nuk mund të shohë veten duke bërë fushatë për një Brexit, por ai përsëriti dëshirën e tij për një “Evropë sociale”, që mbron më tepër të drejtat e punëtorëve dhe të mjedisit, sesa tregun e lirë.

Të zemëruar nga trajtimi që Bashkimi Evropian i bëri Greqisë, dhe nga një defiçit i perceptuar i demokracisë brenda institucioneve të saj kryesore, dhe të shqetësuar se të drejtat e punëtorëve mund të lihen mënjanë, disa drejtues të tjerë të krahut të majtë dhe sindikata kanë sugjeruar në fakt se ata mund të bëjnë fushatë për daljen e Britanisë nga BE-ja.

Pra, kanë ikur ditët e mbështetjes të qartë Laburistëve të Rinj ndaj Bashkimit Evropian. Dhe e vetmja parti tjetër e fuqishëm pro-unionit, Liberal Demokratët u rrudhën në mënyrë ekstreme në zgjedhjet e fundit. Është e vërtetë, se mbështetja për BE mbetet pikëpamja dominuese në Westminster, por për herë të parë ndër dekada, ka një ndarje si në të dy majtë ashtu edhe në të djathtë. Me Kameron që pritet të njoftojë së shpejti një datë për referendumin, skeptikët mbeten humbësit. Por perspektiva e një Brexit, ndihet shumë më pak e largët sesa ajo ngjante dikur.

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button