Bota

Pse debatet mbi ndryshimin e klimës duhen nxjerrë nga ekstremizmat politike

Përhapësit e alarmeve dhe mohuesit kanë nevojë të dalin nga llogoret e tyre paralele, të angazhohen me botën në zhvillim, dhe të punojnë së bashku për t’i dhënë fund krizës

Nga Mark Lynas

Screen Shot 2015-03-15 at 09.49.22Ndryshimi i klimës është një dukuri e vërtetë, e shkaktuar pothuajse tërësisht nga njerëzit, dhe paraqet një kërcënim potencialisht ekzistencial për qytetërimin botëror. Zgjidhja e ndryshimeve klimatike nuk do të thotë të përmbysim kapitalizmin, pezullojmë tregun e lirë apo të ndalim rritjen ekonomike. Me këto dy deklarata tejet të parrezikshme, unë kam larguar shumicën e njerëzve nga të dyja anët e debatit mbi klimën.

Sot, ndryshimi i klimës nuk është më vetëm një problem shkencor ose mbi cështjet energjitike. Në vend të kësaj, pozita e dikujt ndaj ngrohjes globale, është bërë një simbol i identitetit politik, në një debat të copëtuar nga konfliktet ideologjike dhe fisnore. Kjo është një shenjë e keqe, për shanset që ka njerëzimi, për të adresuar kërcënimin para se të jetë shumë vonë.

Natyra e konsensusit shkencor, i cili në vështrimin e parë duhet të jetë shumë i drejtpërdrejtë, është bërë një nga çështjet më të kontestuara. Çdo stuhi, valë të nxehti dhe rritje e temperaturave – ose rënie – debatohet gjatë, jo për atë që është por për çfarë ajo përfaqëson.

Një stuhi dëbore në lindje të bregdetit, mesa duket përbën një fitore për refuzuesit, sic theksohet edhe nga mohuesi Xhim Inhof që në mënyrë absurde tundte një shuk dëbore gjatë një mbledhje në katin e parë të senatit amerikan. Shkrirja e akullit në arktik, është një sukses për “alarmistët”, ndërsa akulli në rritje në Antarktidë, përbën një lehtësim për “mohuesit”.

Por kjo nuk është shkencë, është politikë. Shkenca thotë se ngrohja e sistemit klimatik është “e qartë”, se 30 vitet e fundit kanë qenë ndoshta më të nxehtit e 1500 viteve të fundit, dhe se është “shumë e mundur që ndikimi i njeriut, ka qenë thelbësisht shkaku i ngrohjes, i vërejtur që nga mesi i shekullit XX-të”. Për më tepër, në qoftë se prirjet aktuale të emisioneve në atmosferë vazhdojnë, ngrohja e me 4 apo edhe me 6 gradë Celsius, bëhet e mundur për këtë shekull.

Nuk ka nevojë të ekzagjerohet, për të ilustruar rëndësinë e kërcënimit – ngrohjen në atë shkallë do të destabilizonte male të mëdha akulli, do të çonte në ndryshime katastrofike në modelet e motit, dhe do të shkaktonte kërdinë tek ekosistemet dhe shoqëritë njerëzore. Temperatura e planetit, së bashku me nivelet e CO2, do të ishte më e larta e dhjetëra milionë viteve të fundit.

Ne të gjithë duhet të biem dakord mbi këtë. Por në fakt s’mundim, sepse ky tregim shkencor duket se është kapur nga një, ndonëse jo ekstrem, fund i spektrit politik.

Fushata e “The Guardian” mbi klimën është në parim, shumë e mirëpritur. Por ajo rrezikon ta përforcojë këtë polarizim, duke huazuar dy ekstrakte nga libri i fundit i Naomi Kleinit “Kjo ndryshon çdo gjë: Klima vs kapitalizmit”. Të majtët do të mbajnë atë në prehër;të tjerët do ta shohin atë, si një provë se shkenca është përshtatur si mbulesë ndaj një projekti ideologjik.

Për Klein, karriera e së cilës është përqendruar gjithmonë në luftën kundër kapitalizmit, ndryshimi i klimës thjesht do të thotë që ne duhet ta rinovojmë atë luftë.  Ajo thekson se kjo “krizë” fatlume, të cilën ajo e pranon se e ka zbuluar vetëm kohët e fundit, duhet “të ndryshojë çdo gjë” për të gjithë të tjerët, por në fakt kërkon thjesht të përforcojë pozitën e saj të vjetër ideologjike. Analiza e saj e problemit është e njëjtë për të gjithë pjesën tjetër të sfidave të sotme – se është faji i korporatave shumëkombëshe, “fondamentalizmi i tregut” dhe “elitat”, të cilat në këndvështrimin e saj kontrollojnë mediat dhe politikën.

Fatkeqësisht, e gjitha kjo konfirmon, atë për të cilën psikologët socialë kanë këmbëngulur gjatë: që shumica e njerëzve pranojnë vetëm “faktet” shkencore, të cilat janë të pajtueshme me ose që përforcojnë identitetin dhe këndvështrimin e tyre politik. E majta e akomodohet tek ccështja e klimës, për shkak se kjo duket se konfirmon konceptin se përse planeti ynë është kaq i brishtë, dhe qytetërimi modern në thelb është bërë shkatërrues.

Për më tepër, shkenca e klimës më në fund duket të lajmërojë ndëshkimin global, që majta eko-maltusiane ka shpresuar gjithmonë. Duke reaguar kundër këtij botëkuptimi sa të mjerë dhe antiutopian, e djathta i është kundërvënë, përmes një pozicioni gjithnjë e me mohues, duke  sulmuar shkencën në një luftë të fshehtë kundër ideologjisë politike, së cilës ajo ka qenë e prirur për t’i shërbyer. Arsyeja se përse gjysma e amerikanëve, dyshojnë tek shkencëtarët, që flasin mbi ndryshimin e klimës, nuk është për shkak se ata janë budallenj ose të mashtruar nga kompanitë e karburanteve, por sepse çështja e ngrohjes globale, është bërë tani pjesë e luftërave të kulturës të Amerikës, sikurse aborti apo krijimi.

Dhe le të mos supozojmë se lëvizja mjedisore, apo e majta, ka një monopol ndaj vlerave të iluminizmit. Shumica e atyre, që luftojnë klimën e mirë të përballjes mbi klimën në bazë të konsensusit shkencor, janë kontradiktorë me veten e tyre, ndërsa mohojnë një konsensus të fortë ekuivalent mbi sigurinë e energjisë bërthamore apo produktet e “General Motors”. Duke parë “mungesën e konsensusit”, deklaratave e kohëve të fundit e të gjelbërve mbi GM, e cila është saktësisht paralele me “nuk ka konsensus”, deklaratat e së djathtës mbi klimën.

Të mbërthyer në llogoret e tyre politike, asnjëra palë nuk e sheh ironinë dhe dëmin që po i shkaktojnë shkencës në përgjithësi. E gjitha kjo e bën ndryshimin e klimës, shumë më të vështirë për t’u trajtuar, sesa po të kishte një mjedis të ndryshëm debati. Me këmbënguljen për të reduktuar emetimet e karbonit, e cila duhet të jetë në vartësi të një axhende më të gjerë të revolucionit social dhe çmontimin e kapitalizmit të korporatave, Klein nuk po zbut efektet e ngrohjes së  klimës:ajo është duke e bërë atë politikisht toksike.

Në refuzimin e zgjidhjeve “shumë të lehta”, të tilla si fuqia bërthamore dhe energjive të ripërtëritshme të teknologjive të avancuara, e majta vendos kartat e saj në tryezë – dhe konfirmon atë që e djathta ka dyshuar përherë:se zbutja e klimës nuk është primare, por në rastin më të mirë një qëllim dytësor. Ky gjithashtu është edhe një debat i kthyer në një flluskë perëndimore.

Askush në Indi, nuk dyshon se dalja nga varfëria e qindra miliona njerëzve në Azinë Jugore, do të kërkojë prodhimin e një sasie jashtëzakonsht më të madhe të energjisë – shumë më tepër nga sa mund të kompensohet me ndonjë nga “modelet kursyese të energjisë”, një rrugë e ndërmarrë nga perëndimi.

Mos harroni: vendet e pasura të OECD, kanë arritur tashmë kulmin me emetimet e tyre të CO2, kështu që e gjithë rritja në të ardhmen ardhmja, do të vijë nga Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut. Harroni mitet politike:këtu është realiteti i vështirë. Dalja nga varfëria e botës në zhvillim, është e panegociueshme. Prandaj, njerëzimi do të dy apo trefishojë konsumin e përgjithshëm të energjisë, duke filluar nga viti 2050.

Sfida jonë, është të zhvillojmë dhe ndërtojmë teknologjinë, për të ofruar këtë energji me sa më pak emetim karboni që mundet, ndoshta duke përdorur një kombinim të efikasitetit, energisë së rinovueshme, gjeneratës së energjisë bërthamore. Ne duhet të vendosim një çmim të rëndësishëm ndërkombëtar mbi karbonin. Por që kjo të ndodhë, ne duhet ta nxjerrim debatin mbi klimën nga ekstremizmat politike. Pastaj duhet të punojmë, për të dalë me propozime gjithëpërfshirëse, të cilat mund të formojnë bazën e një konsensusi shoqëror, që duhet të zgjasë me dekada, nëse do të ketë ndonjë efekt domethënës mbi krizën e ndryshimeve klimatike me të cilën po përballemi./”The Guardian”/

a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button