
Shkenca ende nuk ka dhënë një shpjegim përfundimtar, por shumë njerëz ndiejnë dhimbje në disa prej 350 nyjeve të trupit të njeriut, veçanërisht në ato të duarve, gjunjëve, ijeve dhe shtyllës kurrizore.
Shumë nyje lidhen me të ashtuquajturat “bursa”, pra qese të vogla të mbushura me lëng sinovial, të cilat shërbejnë për të ulur fërkimin midis pjesëve lëvizëse të trupit. Pikërisht këto zona janë më të ndjeshme ndaj dhimbjes.
Bursat janë të ndikuara nga presioni atmosferik, i cili ndryshon në varësi të nivelit të lagështisë, rënies së temperaturës apo afrimit të një stuhie. Prandaj, në këto momente, nyjet mund të fillojnë të dhembin.
Si të veprojmë?
Duhet të shmanget mbingarkimi i nyjeve të poshtme me peshë të panevojshme dhe të pakësohet konsumimi i sheqernave, të cilat mund të nxisin çlirimin e citochinave, substanca që rrisin inflamacionin.
Gjithashtu, është mirë të shmangen dy ekstreme: lëvizja e tepruar fizike, që dëmton nyjet, dhe jeta shumë sedentare, që i ngurtëson dhe i dobëson ato.
Me pak fjalë, për të “parashikuar” shiun pa dhimbje, trupi ka nevojë për ekuilibër, jo për përpjekje të tepruara apo plogështi. / bota.al





