Enciklopedike

Pse disa njerëz vuajnë migrenën?

Çuditërisht, shkaku i saktë i migrenës është ende i panjohur. Këto dhimbje koke të forta – shpesh në njërën anë dhe të shoqëruara me të përziera, e nganjëherë pamje vijash zig zage dhe ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës dhe zhurmës – duhet të shkaktohen nga aktiviteti jonormal i trurit. Lëvizjet hormonale, veçanërisht në estrogjen, mund të shkaktojnë migrenë, kështu që disa gra vuajnë më shumë gjatë menstruacioneve, shtatzanisë ose menopauzës. Disa ushqime dhe aditivë gjithashtu mund të shkaktojnë migrenë, ndërkohë që njerëzit që mbajnë dietë, nuk ndjekin vaktet ose konsumojnë shumë kafeinë mund të vuajnë. Gjumi i trazuar dhe ndryshimi i orareve gjithashtu mund ta shkaktojnë. Një tip i rrallë i trashëguar, i quajtur migrena familjare hemiplegike është shkaktuar nga katër mutacione specifike të gjeneve. Llojet më të zakonshme janë gjithashtu të lidhura me shumë gjene të ndryshme, që ndikojnë në funksionimin e trurit. Përgjigja më e thjeshtë qëndron tek familja. Deri në 90 për qind e të sëmurëve kanë një histori familjare të migrenave. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button