Drithërimi është një formë komunikimi. Minjtë, lepujt, delet, kuajt dhe derrat, të gjithë kanë shprehjet e tyre përmes të dridhurave kur ndjejnë dhimbje. Kjo u bën të mundur pjesëtarëve të tjerë të familjeve apo tufës, që të dijnë se dikush aty pranë është i rrezikshëm.
Drithërimi kur shihni se dikush ndien dhimbje është pjesë e aftësisë njerëzore për t’u identifikuar me tjetrin. Ne jemi kafshë sociale, dhe përfytyrimi se si mund të ndihen ata përreth nesh është pjesë e “zamkës” emocionale që na mban bashkë. /bota.al