Shendeti

Pse efekti placebo funksionon për disa njerëz, por jo për të tjerët?

Nga Allison Whitten

Nëse keni nevojë për prova se mendjet dhe trupat tanë janë të lidhura shumë fort me njëra-tjetrën, nuk ka nevojë të shihni më larg sesa efekti placebo. Ky term i referohet çdo rasti, kur dikush reagon ndaj një trajtimi që nuk ka ndonjë përbërës aktiv.

Pra përgjigja ndaj diçkaje, që nuk duhet të ketë një ndikim biologjik. Shpeshherë ky efekt është studiuar duke përdorur pilula sheqeri, ku vetëm akti i thjeshtë i marrjes së pilulës mund të ndikojë në perceptimin e dikujt për dhimbjen apo fenomenet e tjera fiziologjike, sidomos nëse ata besojnë se pilula e sheqerit mund të ketë qenë një ilaç.

Fjala placebo vjen nga fraza latine “Unë do të lutem”. Por efektet e saj nuk funksionojnë për të gjithë. Ndaj shkencëtarët po studiojnë se pse diçka funksionon për dikë dhe jo për një tjetër. Përgjigjja e kësaj pyetjeje, mund të na lejojë që placebo nta përdorim si një trajtim mjekësor zyrtar.

“Nëse reagimi placebo është i parashikueshëm dhe këmbëngulës, ai ka të gjitha vetitë për të qenë një mënyrë e padëmshme për t’i trajtuar këta njerëz”- thotë A.Vania Apkarian, neuroshkencëtar dhe studiues i dhimbjeve në Universitetin Veriperëndimor.

Ai thekson se tek individët e shëndetshëm, studimet tregojnë se kategorizimi i dikujt si “reagim placebo” kundrejt “jo reagues nuk është i besueshëm. Ju mund ta testoni dikë në një situatë të caktuar ku ai sot reagon sot, dhe pastaj ta provoni nesër në një mënyrë pak më ndryshe, dhe ai nuk do të reagojë.

“Nuk ka asnjë njeri që mund të ketë gjithnjë një reagim placebo, apo njerëz që nuk reagojnë kurrë”- thotë Suzan Helfer, profesoreshë e psikologjisë në Kolegjin Adrian. Ajo shpjegon se elementët e situatës specifike bashkëveprojnë me karakteristikat psikologjike apo fiziologjike të një individi, për të përcaktuar nëse ata do të reagojnë ndaj një placeboje të veçantë.

Ndërkohë shkencëtarët kanë identifikuar disa tipare të personalitetit dhe faktorë psikologjikë, që e bëjnë më të mundshme reagimin e dikujt në këtë lloj forme. Në një studim të fundit, Helfer dhe kolegët e saj e theksuan rëndësinë e gjendjes aktuale emocionale të dikujt.

Për shembull, njerëzit që ndihen të shqetësuar, kanë më pak të ngjarë të reagojnë ndaj një placeboje. Gjithashtu, ekipi i Helfer ka gjetur një efekt të vogël të optimizmit dhe pesimizmit. Optimistët kanë më shumë të ngjarë të reagojnë ndaj një placeboje, nëse ju krijoni tek ata pritshmërinë se ajo do t’i ndihmojë.

Në mënyrë të ngjashme, pesimistët ka më shumë të ngjarë të reagojnë negativisht nëse u thoni se kjo do t’i bëjë ata të ndihen keq, një dukuri e njohur si efekti nocebo. Shkalla në të cilën dikush dëshiron kontrollin e situatës, mund të ndikojë gjithashtu në reagimin e tyre placebo.

Në një studim të vitit 2013, Helfer dhe kolegët e saj u thanë pjesëmarrësve të zgjidhnin midis 2 kremrave për duart. Për të parin u tha se zvogëlonte dhimbjen, kur vendosnin dorën në ujë të ftohtë. Ata zbuluan se njerëzit që duan të kenë kontrollin e situatave, raportuan më pak dhimbje kur iu lejua të zgjidhnin trajtimin e duarve, pavarësisht nga fakti që të dy kremrat ishin placebo.

Në kontrast me individët e shëndetshëm, Apkarian thotë se efekti placebo, është shumë më i besueshëm dhe i fortë tek pacientët që vuajnë nga dhimbje fizike të vazhdueshme. Për 10 vitet e fundit, ekipi i tij ka studiuar njerëz dhimbje kronike në shpinë, duke zbuluar se ata mund të parashikojnë me saktësi se kush do t’i përgjigjet një placeboje.

Apkarian thotë se ata kanë zbuluar në mënyrë të përsëritur se rreth 50 për qind e pacientëve,do të reagojnë ndaj një placeboje dhe 50 për qind jo. Për sa i përket arsyes pse placebofunksionon në 50 për qind të rasteve, Apkarian shpjegon se kjo ndodh për shkak të një ndërveprimi midis trurit dhe mjedisit të tyre.

Ai vëren se të gjithë ne kemi pritshmëritë tona dhe kujtimet e të shkuarës, që i sjellim në një mjedis, të cilat bashkëveprojnë me rezultatin e një procedure ose placeboje. Dhe meqë njerëzit me dhimbje kronike, kanë vuajtur shpesh për shumë vite, Apkarian thekson se dhimbja e ka ndryshuar gjithashtu trurin dhe pritshmërinë e tyre.

“Mënyra se si ka ndryshuar truri, do të paracaktojë se kush reagon dhe kush jo”- thekson ai. Pas një dekadë skanimesh të trurit, duke krahasuar pacientët që janë reagues ndaj placebosdhe të tjerëve, ekipi i Apkarian ka identifikuar disa qarqe nervore, kryesisht në zonat frontale të trurit, që parashikojnë përgjigjen ndaj placebos.

Këto përfshijnë strukturën e zonave të caktuara limbike dhe sensorimotorike në tru, dhe një masë të lidhjes midis rajoneve të trurit, që dihet se janë të rëndësishme në përgjigjen e placebo dhe përpunimin e dhimbjes. Por Akparian paralajmëron se këto janë ende studime shumë të hershme, dhe se ka ende me shumë më shumë detaje për të zbuluar. / Discover Magazine” – Bota.al

Back to top button
Close
Close