Bota

Pse Evropa nuk mund të menaxhojë dot krizën e emigrantëve

Screen Shot 2015-10-08 at 09.00.42

Nga Matteo Garavoglia

“Brookings Institute”

Menaxhimi i krizës së emigrantëve nga ana e Evropës është për faqe të zezë. Kjo kryesisht për shkak se shtet-komb është i pamjaftueshëm, për të trajtuar sfidat aktuale gjeopolitike. E thënë thjesht, shtetet individuale anëtare të Bashkimit Evropian, nuk janë në gjendje të menaxhojnë në mënyrë efektive fluksin e emigrantëve.

Ka tre arsye gjithëpërfshirëse për këtë. Si fillim, menaxhimi i flukseve emigratore kërkon burime financiare, të cilat shumica e shteteve anëtare e kanë të vështirë t’i gjejnë. Së dyti, emigracioni është një temë që shpesh nxit perspektiva konfliktuale, veçanërisht ndër mjedise të ndryshme të brendshme politike. Së fundmi, lëvizjet e emigrantëve përfaqësojnë sfida logjistike, të cilat vendet individuale s’mund t’i trajtojnë në mënyrë efektive.

Pagesa e faturës

Shumica e shteteve anëtare të BE-së, duhet të përballen me financat e lëkundura publike. Ndërmjet viteve 2011-2014, defiçiti i qeverive ndaj Produktit të Brendshëm Bruto në raport me BE-së si tërësi, u tkurr nga -4.5 përqind në -2.9 përqind; po përmirësohet, por ende shumë i lartë. Gjatë së njëjtës periudhë, borxhi mesatar i qeverisë ndaj PBB-së për 28 shtetet anëtare, u rrit nga 80.9 përqind në 86.8 përqind:nuk kërkon një kohë të gjatë për tu stabilizuar, por është ende një pengesë për ekonominë në një periudhë afatgjatë.

Ndërkohë, dhe duke përfituar nga një vrull i vogël prej 0.2 përqind në vitin 2013, rritja e PBB-së për BE-në si një e tërë në vitin 2014 ishte ende e ndrydhur në nivelin 1.4 përqind.

Për më tepër, barra financiare që vjen për shkak të pritjes së emigrantëve, është e shpërndarë në mënyrë shumë të pabarabartë. Disa vende po përballojnë punën më të rëndë në terma absolutë:gatishmëria e Gjermanisë për të marrë mbi 40 mijë emigrantë në vitin 2014, ka qenë një rast i tillë. Shtetet e tjera anëtare, kanë shfaqur një bujari të jashtëzakonshme, duke pranuar një numër të rëndësishëm emigrantësh në raport me numrin e përgjithshëm të aplikacioneve të pranuara- me shembull kryesor Suedinë me një shkallë prej 74 përqind të njohjes së statusit të refugjatit vitin e shkuar 2014.

Megjithatë, vendet e tjera anëtare të BE-së, kanë dëshmuar pak solidaritet si ndaj vendeve që presin emigrantët, ashtu edhe në drejtim të azilkërkuesve në mbarë botën. Për shembull, aplikimet e paraqitura në Hungari, Kroaci, dhe Greqi, pothuajse janë refuzuar gjithmonë. Ashtu siç mund të pritej, shtetet me kapacitete me të dobëta administrative dhe financiare, luftojnë për t’u përballuar me flukset e fundit të emigrantëve.

Marina e Italisë, për një kohë të gjatë e vetme në drejtimin e projektit të shpëtimit të emigrantëve në det ”Mare Nostrum” – po ndihmohet vetëm tani nga disa shtete anëtare në kuadër të operacionit Triton. Greqia po përjeton një krizë të vazhdueshme ekonomike, financiare, sociale me përmasa të papara në historinë e vet. Me bekimin e vetë Komisionit Evropian, një gjendje e tillë e punëve e ka lënë vendin të  paaftë për të kontrolluar në mënyrë efektive kufijtë e jashtëm juglindorë të BE-së.

Ndërkaq, një numër shtetesh në Ballkanin Perëndimor, po shohin shfaqjen e tensioneve diplomatike në rritje, teksa ato të gjitha janë bërë pjesë e një korridori të gjerë tranziti për dhjetëra mijëra emigrantë, që përpiqen të mbërrijnë në vendet gjermanishtfolëse.

Rikthimi i nacionalizmit

Brenda një konteksti sfidues politik rajonal, forcat ksenofobike në të gjithë Evropën po gjejnë terren pjellor në përpjekjet e tyre për ta përkeqësuar problemin. Në Helsinki, Partia e Finlandezëve është ajo që efektivisht po formëson politikëbërjen:kjo u pa tek abstenimi i Finlandës, ndaj vendimit të BE-së në 22 shtator, për të rishpërndarë azilkërkuesit që aktualisht gjenden në Itali dhe Greqi.

Në mënyrë të ngjashme, Fronti Kombëtar vazhdon që të rrisë mbështetjen në Francë, ndërsa Partia Popullore Daneze po siguron që Kopenhageni të bëjë minimumin, kur është fjala për ndarjen e barrës së numrit të refugjatëve. Nëse forcat ksenofobe nuk qenë të mjaftueshme për të helmuar debatin politik, pozita e egërsuara kanë filluar ta bëjnë shumë të vështirë për qeveritë evropiane, gjetjen e gjuhës së përbashkët.

Në fakt, Evropa deri më tani duhej të merrej me qasjen e “dyerve të hapura” të kancelares gjermane Angela Merkel, me retorikën fetaro-nacionaliste të Hungarisë së Viktor Orbanit, dhe me marrëdhëniet jashtëzakonisht të vështira të kryeministrit britanik, Dejvid Kameron, me pjesën tjetër të Evropës.

E gjitha kjo, ndërsa duhet kujdesur edhe për pikëpamjet e të gjitha shteteve të tjera anëtare.

Sfondi kulturor i disa vendeve, mund të lehtësojë apo komplikojë mikëpritjen e emigrantëve të huaj. Për shembull, mbrojtja e homogjenitetit fetar të Polonisë, duket të jetë në ballë të politikës së qeverisë atje, kur bëhet fjalë për krizën e emigrantëve në Evropë.

Përkundrazi, për të njëjtën çështje, Bullgaria shumë shpesh nuk arrin të hetojë sulmet raciste, mbi ata individë që vendi mendohet t’i mbrojë. Në një raportim akoma më shqetësuese, Sllovakia ka një rekord negative që ka të bëjë me proceset gjyqësore, për shkeljen e normave të BE-së dhe diskriminimin e minoritetit rom.

Kufijtë që s’mund të vulosen

Në këtë kontekst, flukset e migrantëve janë në aspektin logjistik tepër të vështira për t’u menaxhuar në mënyrë efektive nga çdo shtet i vetëm. Tek e fundit, asnjë shtet anëtar nuk është në gjendje për të absorbuar me sukses të gjithë të ardhurit e rinj në Evropë. Anëtarët individualë mund të mbyllin kufijtë e tyre, vetëm përmes një kostoje të konsiderueshme.

Duke filluar nga një pikëpamje thjesht logjistike, vendosja e kontrollit kufitar mbi 8.246 milje nuk është diçka e lehtë. Rivendosja e kontrolleve kufitare në të gjithë zonën Shengen, do të shkaktonte menjëherë vonesa të pashmangshme dhe kosto për tregtinë ndër-evropiane në mallra dhe shërbime.

Ndërkohë paralelisht me to, liria e lëvizjes e gëzuar nga qytetarët evropianë brenda zonës Shëngen, nuk do të ekzistojë më. Akoma nga një perspektivë logjistike, të dhënat duket të sugjerojnë se asnjë vend nuk mund të trajtojë shpesh dhe me efektivitet refugjatët që vijnë.

Në fakt, Greqia ka dhënë gjithçka, por është kufizuar shpesh deri në përpunimin e tyre, ndërsa një Gjermani shumë me fuqishme, është duke u përpjekur me që të bëjë edhe akomodimin e tyre. Edhe në qoftë se shtetet anëtare individuale do të ishin në gjendje t’i trajtonin këto sfida, përvoja tregon se flukset e emigrantëve mund të shpejt të lëvizin për në rrugë të reja, duke i kthyer kësisoj përpjekjet e një vendi të vetëm, në një sfidë edhe më të madhe për një vend tjetër.

Përtej shtetit-komb

Edhe në skenarin më të mirë, ku të gjitha sfidat e lartpërmendura do të ishin adresuar në mënyrën e duhur, një qasje mbikombëtare do të vazhdojë të jetë e nevojshme, për të lehtësuar integrimin e emigrantëve në shoqëritë evropiane. Siç theksohet në mënyrë të qartë nga vetë Këshilli i Europës, liria e lëvizjes brenda kufijve të Bashkimit Evropian, qasja në rrjetet e njohura socio-kulturore dhe përputhja e aftësive profesionale me nevojat e tregut të punës në të gjithë kontinentin, do të vazhdojnë të mbetet thelbësore për në integrimin e suksesshëm të shtetasve të huaj, në kuadër të shoqëritë evropiane.

Brookings INstitute – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button