Bota

Pse Evropa po e humb luftën ndaj trafikut të drogës

Nga Greg Pence

Eurasia Riview

Trafiku i drogës është rritur ndjeshëm gjatë 50 viteve të fundit, dhe aktualisht gjeneron 1/5 e të gjitha të ardhurave nga krimi i organizuar në mbarë botën. Kjo tregti e paligjshme i ka vendosur shumë nën presion institucionet qeveritare dhe ka ndryshuar kuadrin e marrëdhënieve ekonomike duke prishur rutinën e rregullt të shoqërisë.

Ndërsa kompleksiteti teknik dhe organizativ i metodave të trafikut të drogës është duke evoluar vazhdimisht, gjëja e vetme që nuk ndryshon kurrë është rritja e përfitimit të këtij biznesi të paligjshëm.

Për shkak të paqëndrueshmërisë në rajonet fqinje të Evropës, lufta në Ukrainë ka zgjeruar aktivitetet e lidhura me drogën. Aktualisht sasia e drogës që hyn në kontinent ka rritur deri në pikën ku Evropa do të bëhet një qendër kryesore për prodhimin dhe trafikimin e kokainës por edhe drogave të tjera.

Agjencitë e Bashkimit Evropian po i kushtojnë vëmendje këtij problemi. Në një raport të publikuar në majin e vitit 2022, ato paralajmëruan se Evropa po shndërrohen në një qendër kryesore për prodhimin dhe eksportimin e drogës, veçanërisht kokainës, në mbarë botën. Sipas raportit të përbashkët të Europol dhe EMCDDA, prodhimi, furnizimi dhe eksporti i metamfetaminës në vendet e tjera është rritur ndjeshëm, dhe tregu i saj në Evropë është bërë një kërcënim në rritje. Me miliona përdorues dhe me një vlerë tregu prej 11.1 miliardë dollarësh në vitin 2020, kokaina është aktualisht droga e dytë më e përdorur në Bashkimin Evropian pas hashashit.

Sipas agjencive të Bashkimit Evropian, problemi i kokainës në Evropë po përkeqësohet, nga rritja e prodhimit në Amerikën e Jugut dhe rëndësia në rritje e Evropës si një destinacion dhe rajon tranziti për kokainën që shkon në Lindjen e Mesme dhe Azi.

Më shumë se 214 ton kokainë u kapën në Evropë në vitin 2020, ku Belgjika, Holanda dhe Spanja përbëjnë rreth 75 për qind të këtij totali. Të dhënat e mbledhura nga agjencitë e BE-së tregojnë se këto 3 vende janë gjithashtu përgjegjëse për rritjen e përpunimit të kokainës në Evropë.

Agjencitë evropiane kanë zbuluar se disponueshmëria e metamfetaminës është rritur, dhe se përdorimi i saj po përhapet gradualisht në një numër vendesh evropiane. Laboratorët e metamfetaminës të zbuluara në Belgjikë dhe Holandë që nga viti 2019 janë të jashtëzakonshme për sa i përket vëllimit të prodhimit dhe kompleksitetit të shpërndarjes, sepse prodhuesit evropianë të drogës sintetike bashkëpunuan me organizata kriminale meksikane për të krijuar metoda të reja prodhimi si dhe për të përfituar nga infrastruktura e rajonit.

Statistikat tregojnë se midis viteve 2010-2020, numri i konfiskimeve të metamfetaminës në BE u dyfishua, nga 3000 në 6200, ndërsa sasitë e kapura u rritën me 477 për qind, pra 2.2 ton në vitin 2020.

Përveç qendrave të tjera të prodhimit si Nigeria dhe Meksika, Evropa shërben si destinacionpërfundimtar dhe si zonë tranziti për këtë ilaç përpara se të dërgohet në Azi dhe Paqësor.

Nga ana tjetër, është e rëndësishme të theksohet se industria në rritje e metamfetaminës në Afganistan paraqet një rrezik të ri për Evropën.

Sipas Catherine de Boule, drejtoreshë ekzekutive e Europolit, trafiku i drogës përbën pjesën më të madhe të krimit të rëndë dhe të organizuar në Bashkimin Evropian, dhe gati 40 pëqind e rrjeteve kriminale ndërkombëtare aktive të raportuara në Europol janë të përfshira në trafikun e drogës.

Drejtori i Qendrës Evropiane të Monitorimit të Drogave dhe Varësisë nga Drogat (EMCDDA), Alexis Goosdeel, ka pohuar se Evropa ka përjetuar nivele të paprecedenta të qasjes ndaj drogës, e cila nga ana tjetër ka rritur nivelin e dhunës, korrupsionit dhe përkeqësimin e çështjeve shëndetësore.

Mungesa e veprimit të koordinuar brenda Evropës dhe mungesa e bashkëpunimit me vendet që prodhojnë drogë apo janë në rrugë tranziti për trafikun e drogës, janë kështu shkaku kryesor i këtij problemi në Evropë.

Por sipas Claire George, zëvendës/zëdhënëse e Europol, rreth 300 ton kokainë u kapën në Evropë vetëm në vitin 2021, dhe kjo përfaqëson një pjesë shumë të vogël të drogës që vjen në kontinent. Zyrtarët dhe ekspertët mbi trafikun e drogës, janë të bindur se vetëm 10- 15 për qind, apo edhe më pak se 1 për qind e asaj që po hyn aktualisht në tregun evropian është për shkak të teknikave më të sofistikuara të trafikut të drogës, si injektimi i kokainës tek patatet, qymyri i drurit apo veshjet e ndryshme.

Ndërkohë, për shkak se kokaina mund të shitet me 2-fishin e çmimit të shitjes me shumicë në Shtetet e Bashkuara vitet e fundit, kontrabandistët kanë synuar gjithnjë e më shumë ta rrisin bazën e tyre të klientëve në tregjet evropiane në lulëzim.

Prania e tregjeve të konsumit në Evropë dhe e qendrave të prodhimit në Amerikën e Jugut, e bëjnë të thjeshtë identifikimin e rrugëve të trafikut të kokainës, e cila aktualisht shihet si një kërcënim madhor për Evropën. Gjatë 20 viteve të fundit, tregu i kokainës është zhvendosur nga Evropa Jugore në atë Veriore.

Autoritetet evropiane e pranojnë se lufta ndaj trafikut të drogës është gjithnjë e më sfiduese, sepse bandat kriminale po i përshtaten me shpejtësi masave të reja dhe po ndryshojnë vazhdimisht rrugët e dërgesës, deri në pikën që aktualisht në vëmendje të tyre janë portet më të vogla evropiane.

Elementët e lartpërmendur, veçmas dhe kolektivisht, paraqesin vështirësi të konsiderueshme për Interpolin dhe Qendrën Evropiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat, dy nga organizatat partnere të Europolit. Në fakt, në Evropë është zhvilluar një garë e gjatë midis trafikantëve të drogës dhe forcave të rendit mbi teknikat e trafikimit.

Trafikantët përballen me dy zgjedhje: ose duhet të gjejnë rrugë të reja ose të zhvillojnë teknika të reja që i bëjnë më të sofistikuara metodat e tyre. Ndërkohë forcat e rendit duhet të zhvillojnë strategji të reja ose të rritin kapacitetin e tyre për zbulim ose parandalim. Rritja e dhunës në Evropë, e cila vjen kryesisht nga rritja e konkurrencës, sidomos në industrinë e trafikut të drogës, përkon me metodat e trafikimit që po bëhen gjithnjë e më komplekse.

E gjitha kjo po ndodh në një kohë kur vëmendja dhe burimet e Evropës janë përqendruar kryesisht në adresimin e kërcënimit të sigurisë që paraqet Rusia, gjë që e ka zbehur aftësinë e Evropës për të luftuar krimin e organizuar, përfshirë trafikun e drogës, njerëzve dhe armëve.

Ky problem bëhet më urgjent nëse kemi parasysh faktin se vitet e fundit, Ukraina ka qenë vazhdimisht një nga vendet kryesore që përjetoi një rritje të aktivitetit të organizatave kriminale ndërkombëtare, dhe se shpërthimi i luftës në këtë vend u jep atyre akoma më shumë mundësi.

Back to top button