7000 vjet më parë, evropianët e kishin lëkurë të errët dhe sytë blu, një fenotip që nuk ekziston më sot. Në këtë përfundim ka arritur një hulumtim i udhëhequr nga biologu katalanas nga Këshilli i Lartë për Kërkimin Shkencor (CSIC) Karles Lalueza-Foks.
Në vitin 2012, ky studiues analizoi një pjesë të gjenomit të dy gjuetarëve mesolitikë të gjetur në sitin La Brana–Arintero, në Valdelugueros (Leon). Mostrat bënë të mundur renditjen e 1 për qind të ADN-së së këtyre individëve, dhe përcaktimin se popullatat aktuale iberike, nuk e kanë origjinën gjenetike nga këta individë.
Epoka e Mesolitit, përfundon me ardhjen e bujqësisë dhe blegtorisë, nga Lindja e Mesme. Ardhja e Epokës së Neolitit, me një dietë të bazuar tek karbohidratet dhe patogjenët e rinj të transmetuar nga kafshët shtëpiake, solli me vete sfida metabolike dhe imunologjike, të cilat u reflektuan tek përshtatjet gjenetike të popullatave të mëvonshme.
Midis tyre është edhe aftësia për të tretur laktozën, një tipar që individi i studiuar dhe që u gjet në La Brana-Arintero nuk e zotëronte. Gati 1 vit më vonë, në marsin e 2013-ës, rastësia e nxiti ekipin e udhëhequr nga Lalueza-Foks të analizonte rrënjën e molarit të tretë të njërit prej individëve, atij të quajtur La Brana 1, një mostër që ishte ruajtur shumë mirë, dhe që lejoi deshifrimin e gjenomit të plotë të individit.
Rezultati i këtyre analizave, të kryera në bashkëpunim me Qendrën Daneze për Gjeo–gjenetikën dhe të publikuar në revistën “Nature”, solli disa surpriza. Pigmentimi i lehtë i lëkurës së evropianëve të sotëm, është rezultat i ndryshimeve në të dyja gjenet, ”një tipar që deri më tani supozohej se ishte shumë i vjetër dhe që datonte që nga Epoka e Paleolitit tëSipërm”, shpjegon biologu katalanas.
Megjithatë, studiuesit spanjoll thotë se duke studiuar gjenet e këtij individi, u zbulua se ai kishte variantet afrikane dhe se për rrjedhojë, pigmenti i tij i lëkurës ishte më i errët se ai i evropianëve të sotëm.“Përveç kësaj, kur analizuam ngjyrën e syve, ne gjetëm mutacionin që u jep njerëzve sytë blu”- theksoi ai.
Gjetjet e këtij studimi, tregojnë se “pavarësisht stereotipit që kemi sot, se sytë blu i kanë njerëzit me një ngjyrë të hapur të lëkurës, e vërteta është se këto dy karakteristika janë të shënuara nga gjene të ndryshme, dhe se sytë blu i paraprinë pigmentimit më të lehtë tëlëkurës së evropianëve në të ardhmen, pra diçka vërtet e mahnitshme”– thekson eksperti.
Por pamja e jashtme nuk ishte i vetmi aspekt i analizuar nga studiuesit spanjollë dhe danezë. Ata analizuan edhe lloji i ri i të ushqyerit, sfidat metabolike dhe ato imunologjike.
Mesoliti – periudha që i dha fund Paleolitit 10.000 vjet më parë – përfundoi me ardhjen e bujqësisë dhe blegtorisë, e cila i la vendin një epoke të re:Neolitit. Me stilin e ri të jetesës, tëkarakterizuar nga një mënyrë jetese e ulur, burrat filluan të kultivojnë bima (duke kaluar kështu nga një dietë proteinike, tek një dietë tjetër e bazuar tek karbohidratet), duke zbutur kafshët dhe duke u prekur kësisoj nga sëmundje të reja virale, si gripi ose lija (të marra prej tyre).
Siti i La Brana-Arinteros, u zbulua rastësisht në vitin 2006, dhe u gërmua nga arkeologu JulioManuel Vidal Ensinas. Shpella, e vendosur në një zonë të ftohtë dhe malore, me një temperaturë të qëndrueshme dhe mbi 1500 metra nën nivelin e detit, ishte arsyeja e ruajtjes “së jashtëzakonshme” të ADN-së tek eshtrat e dy njerëzve të zbuluar brenda saj (të quajtura La Brana 1 dhe La Brana 2).