Horizonti.al

Pse festohet e Diela e Palmave?

Çdo të Dielë të Palmave, sipas traditës kristiane shënon fundin e kuarezmës (përgatitja para Pashke) dhe fillimi i Javës së Shenjtë, kur festohet pasioni, kryqëzimi, vdekja dhe ringjallja e Krishtit. E Diela e Palmave çdo vit ka një datë të ndryshme, përcaktohet në përputhje me kalendarin hënor dhe konkretisht është dita kur kristianët përkujtojnë hyrjen e Jezusit në Jerusalem dhe shpalljen e tij si Biri i Perëndisë. Sipas evangjelistëve Jezusi hyri plot triunf mbi një gomar në Jeruzalem, i përshëndetur nga turma me degë ulliri dhe palmash, ndërsa këndonin dhe duartrokisnin: “Lëvduar qoftë ai që vjen në emër të Perëndisë”. Degët e ullirit dhe të palmave që u përdorën për festimet e së dielës së palmave janë një simbol i bekimit të Zotit, mbrojtjes dhe ndihmës. Tradita tregon se duhen vendosur mbi një kryq ose kuadro religjoze për të përkujtuar se bëhet fjalë për diçka të shenjtë.

Për më tepër ngjyra liturgjike e festimeve është e kuqja që përfaqëson pasionin e Zotit. Mesha që mbahet sipas traditës çdo të Dielë Palme ka dy momente kyçe që janë procesioni dhe bekimi i palmave dhe leximi i Pasionit në evangjelin e Shën Mateos. Ditë tjetër e rëndësishme në Javën e Shenjtë është e Enjtja e Shenjtë, ditë në të cilën kujtohet bekimi i bukës, verës së Jezusit në Darkën e Fundit, larja e këmbëve të apostujve. Më pas vjen e Premtja e Shenjtë, dita e kryqëzimit të Krishtit dhe saktësisht 7 ditë pas së Dielës së Palmave vjen e Diela e Ringjalljes. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button