Duke u kthyer në historinë e kolonizimit francez të Sirisë dhe duke e krahasuar me veprimin e presidentëve Sarkozy e Hollande, zbulohet vullneti i disa liderëve aktualë francezë për ta rikolonizuar vendin. Një pozicion anakronik dhe kriminal që e bën Francën aktuale një prej shteteve më të urryera në të gjithë botën
Sot Franca është fuqia kryesore që i apelohet përmbysjes së Rebublikës Arabe të Sirisë. Ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini negociojnë fshehurazi mbi mënyrën sesi të heqin qafe xhihadistët, Parisi vazhdon të akuzojë “regjimin e Basharit» (sic) se ka krijuar Daeshin dhe të deklarojë se pasi të largohet Emirati Islamik do të jetë e nevojshme të përmbyset “diktatura alaëite” (ri-sic). Franca mbështetet publikisht nga Turqia dhe Arabia Saudite, në prapaskenë edhe nga ana e Izraelit.
Si të shpjegohet ky pozicionim humbës, ndërkohë që Franca nuk ka asnjë lloj interesi ekonomik apo politik në këtë kryqëzatë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë pushuar së stërvituri luftëtarët kundër Republikës dhe teksa Rusia tani po i bën gërmadha grupet xhihadiste?
[real3dflipbook id=”617″]