Zëdhënësi i grupit parlamentar të SYRIZA-s, Thanasis Petrakos la të hapur mundësinë që qeveria greke të pezullojë për një afat të pacaktuar Traktatin e Shengenit për lëvizjen pa viza. Sipas tij, ngrirja e marrëveshjes është një nga mënyrat për të ndalur dyndjen e emigrantëve të paligjshëm në Greqi. Petrakos iu referua edhe një deklarate të bërë së fundmi nga zv/ministri i Brendshëm Jani Panusi, i cili ftoi për bashkëpunim partnerët europianë, në të kundërt sipas tij Greqia do të detyrohet të ndërmarrë veprime të njëanshme.
Duke iu referuar planeve të qeverisë për mbylljen e qendrave të emigrantëve, zëdhënësi i grupit parlamentar të SYRIZA-s tha se më parë duhet të shqyrtuar një plan për kthimin e tyre në qendra të pritjes dhe jo vetëm të strehimit.
Mundësinë e rikthimit të regjimit të vizave e kanë shprehur edhe përfaqësues të vendeve të tjera të unionit, nisur nga shqetësimi për numrin e lartë të emigrantëve dhe të personave azilkërkues.