Enciklopedike

Pse luftonte Hanibali?

Screen Shot 2016-06-10 at 15.33.29Luftërat e Hanibalit kishin lidhje me rezistencën dhe rebelimin kundër fuqisë së romakëve. Ai vinte nga Kartagjena në Tunizinë veriore, e cila qe në vetvete një mbretëri e fuqishme, e themeluar në shekullin IX P.E.S, dhe një prej perandorive më të mëdha të Mesdheut në atë kohë. Hanibali lindi në vitin 247 P.ES. Kartagjena kishte vuajtur shumë efektet e Luftës së Parë Punike, duke u përzënë nga Siçilia perëndimore që kishin pushtuar më herët.

Kartagjena nuk e humbi saktësisht Lutën e parë Punike, por as nuk e fitoi atë, dhe babai i Hanibalit, Hamilkar Barka u zemërua pse senati kartagjenas nuk e kishte lejuar të vazhdonte luftën. Lufta e Dytë Punike, nën komandën e vetë Hanibalit, ishte më tepër një punë e papërfunduar e të atit. Ai ishte i lumtur teksa pushtonte, por vetë nuk do të mposhtej. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button