Bota

Pse sulmet e Tramp ndaj myslimanëve bëjnë jehonë në SHBA?

Screen Shot 2015-12-12 at 09.43.24

Nga David Horowitz

“Frontpage Magazine”

Kandidati presidencial Donald Tramp, ka bërë thirrje për një moratorium mbi emigrantët myslimanë, deri sa ne të mund të kuptojmë se si terroristët islamikë, kanë qenë në gjendje të hyjnë në vendin tonë, dhe si të gjejmë mënyrat për të mbrojtur veten. Kjo ka shkaktuar një furtunë kritikash kundër tij nga qendra e majtë dhe e djathtë.

Duke i bërë jehonë ndjenjave të thuajse të gjitha demokratëve dhe shumë republikanëve, gazeta “The Washington Post” shprehet në një editorial se propozimi i Tramp e skualifikon këtë të fundit si një kandidat, për shkak se ajo që ai rekomandon është antikushtetuese dhe për këtë arsye jo-amerikane.

Por presidenti Obama ka lëshuar urdhra ekzekutive – urdhra që sabotojnë kufijtë tanë – që ai vetë e ka quajtur si jo-kushtetuese (“Unë nuk kam autoritet për të ndaluar dëbimet”). A e cilësoi kjo gazetë si jo –amerikane veprimin e presidentit? A bëri dikush thirrje për nisjën e proçedurave për shkarkimin e Obamës? A u tallën demokratët me Obamën për recetat e tij jo-amerikane?

Konsideroni natyrën e kërcënimit. Një studim i vitit 2009 nga Universiteti i Merilendit, tregoi se në 30-50 përqind e myslimanëve në Jordani, Egjipt dhe vende të tjera islamike, i miratojnë sulmet terroriste në Amerikë, dhe se vetëm një pakicë myslimanësh “nuk janë aspak dakord” me akte të tilla. ISIS-i ka pranuar se përdor flukset e refugjatëve, për të dërguar terroristë në Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera pafe.

Në Mineapolis, kemi një komunitet refugjatësh somalezë, ku shumica prej tyre kanë shkuar në Siri, për të luftuar në rradhët e Shtetit Islamik. Emigrantët e tjerë myslimanë si majori Hasan dhe Tashfin Malik, kanë kryer akte barbare terrori këtu në SHBA. Sot terroristët myslimanë, janë duke përdorur pushkë dhe bomba, por ne e dimë se ata zotërojnë edhe gazin sarin dhe armë të tjera kimike, të cilat mund t’i përdorin nesër.

Terroristët mbërrijnë pashmangshmërisht së bashku me emigrantë të tjerë, ndërsa asnjeri në pushtet nuk ka informacion për ta. Pra kushme mend në kokë, nuk mendon se emigrimi i myslimanëve përbën një kërcënim serioz të sigurisë për ne? Zemërimi kundër Tramp, duhej në fakt të drejtohej ndaj presidentit tone, i cili refuzon ta identifikojë armikun si terrorizëm islamik, që i ka hapur derën armëve bërthamore dhe raketave balistike të armikut të madh të SHBA-së, Iranit, politikat e të cilit krijuan vakuumin e mbushur nga ISIS-i, dhe që edhe pas sulmeve në Paris dhe San Bernardino, është i vendosur të sjellë 100.000 emigrantë nga zonat e luftës siriane tek brigjet tona të pambrojtura.

Kjo zemëratë mungon, dhe për këtë shkak propozimi jokushtetues i Trampit, rezonon me kaq shumë amerikanë që me të drejtë janë të shqetësuar.

Kur njeriu përgjegjës për sigurinë tone, është sipas pikëpamjes së përgjithshme jashtë loje në lidhje me luftën kundër terrorizmit islamik, ose për të na mbrojtur në vendin tonë, një propozim si ai i Tramp, i cili të paktën e njeh kërcënimin, sigurisht që do të ketë ndikim tek publiku.

Në mesin e një krize të sigurisë kombëtare, Partia Demokratike duket se mendon se ndryshimi i klimës dhe sidomos pronësia mbi armët, janë kërcënime më të mëdha për mbijetesën tonë, sesa ajo që vjen nga qindra e miliona myslimanë, të cilët mendojnë se duhet të sulmohet Amerika, dhe që besojnë se e gjithë bota duhet të vihet nën sundimin e ligjeve islamike mesjetare.

Përballë këtij kërcënimi, Partia Demokratike dhe udhëheqësit e saj, duket se nuk e kanë aspak problem faktin se ne kemi më shumë se 350 “Qytete të Shenjta”, të cilat janë të përkushtuara për sabotimin e ligjeve tona të emigracionit; se ne nuk kemi asnjë kufi në jug, dhe për pasojë kanë hyrë në vend në mënyrë të paligjshme 179.000 kriminelë të huaj, dhe kush e di sa shumë terroristë.

Pra ne duhet të falënderojmë Tramp që e ndryshoi diskurin surreal, duke i detyruar njerëzit të fokusohen tek rreziqet me të cilat përballemi. Republikanët në përgjithësi janë mbrojtësit e këtij vendi, por jo në këtë polemikë rreth Donald Trampit. A do të përdorin ata të njëjtën tallje dhe zemërim, mbi shumë prej tradhëtive që demokratët i kanë bërë vendit tonë dhe qytetarëve të tij, nëpërmjet propozimeve, që na nxjerrin zbuluar para armiqve tanë, teksa bëjnë formalisht propozime për të na mbrojtur prej tyre.

Ideja e Trampit mund të jetë antikushtetuese dhe jofunksionale, por ajo buron nga një dëshirë që është e nderuar dhe patriotike. Përgjigja e duhur, do të ishte propozimi i alternativave që njohin të njëjtat rreziqe dhe t’i shërbejnë të njëjtave qëllime, por këtë brenda kufijve kushtetues.

Kontributi i madh Donald Trampit, është se thotë të pathënëshmet; duke vëndosur mbi tryezë gjëra që përndryshe do të ishin varrosur; duke bërë thirrje për një debat të hapur, në një kohë kur korrektësia politike na ka bërë të paaftë për të diskutuar gjëra që kanë të bëjnë me mbijetesën tonë bazike kombëtare. Ky është thelbi i çështjes.

Sa herë që ai krijon një debat të tillë, ai gjithashtu i tregon këtij vendi se perandorët e saj, Republikanët dhe Demokratët, janë lakuriq. Se ata preferojnë rregullat, mbi mbrojtjen e vendit. Se ata janë të përkushtuar vetëm për të mbajtur kapakun mbi një kazan kërcënimesh dhe sfidash, të cilat i kanë lejuar të vlojnë për një kohë të gjatë. Zgjedhjet e 2016-ës, do të jenë një referendum për mbrojtjen dhe mbijetesën e këtij vendi. Le të shohim se kush do t’i përgjigjet thirrjes.

Në shqip nga Bota.al

Leave a Reply

Back to top button