Presidenti i SHBA, Donald Trump ka rgumentuar sërish se Kanadaja duhet të jetë shteti i 51-të i SHBA-së.
Ai gjithashtu ka vënë sërish në lojë kryeministrin në largim Justin Trudeau – i cili njoftoi dje se do të jepte dorëheqjen – duke e quajtur atë “guvernator” dhe jo kryeministër.
“Ata duhet të jenë një shtet i SHBA, këtë i thashë Trudeau kur ai erdhi më takoi,” thotë ai.
Trumpi ka shtuar se SHBA-ja dhe Kanadaja së bashku do të përbënin një “forcë ekonomike” që “do të jetë vërtet diçka e madhe”.
“Ne po shpenzojmë miliarda për të mbrojtur Kanadanë,” thotë ai, duke shtuar se Kanadaja ka ushtrinë amerikane “në dispozicion”.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për makinat e Kanadasë, bulmetin apo lëndën drusore, tha ai – pra “pse po shpenzojmë miliarda?”
Reagimi
Kanadaja i përgjigjet kërcënimeve të Donald Trump për tarifa duke deklaruar se “nuk do të bëjë asnjë hap prapa.
“Deklaratat e Presidentit të zgjedhur Trump tregojnë një keqkuptim të plotë të asaj që e bën Kanadanë një vend të fortë. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi përballë kërcënimeve”, deklaroi Ministrja e Jashtme Melanie Jolie në X. Menjëherë pas kësaj, kryeministri në largim Justin Trudeau shtoi: “Kanadaja nuk do të jetë kurrë, asnjëherë pjesë e Shteteve të Bashkuara”. / bota.al