Shendeti

Pse të moshuarit shërohen më ngadalë?

Faza e parë është inflamacioni, që është në thelb përpjekja e trupit për të pastruar plagën. Gjatë fazës inflamatore, qelizat imune të quajtura fagocite lëvizin nëpër plagë, vrasin çdo bakterie kontaminuese, dhe thithin dhe asgjësojnë qelizat e vdekura dhe mbeturinat. Inflamacioni përgatit terrenin për fazën rigjeneruese, ku disa procese punojnë në bashkëpunim për të rigjeneruar lëkurën e dëmtuar. Qelizat e lëkurës zëvendësuese lindin kur ndahen qelizat në buzë të plagës, ndërsa qelizat fibroblaste krijojnë një skelë” mbështetëse të quajtur matricë jashtëqelizore. Kjo i mban bashkë qelizat e reja.

Çdo strukturë mbështetëse e dëmtuar e lëkurës, siç janë enët e gjakut që i furnizojnë me oksigjen dhe lëndë ushqyese, kanë gjithashtu nevojë të rigjenerohen. Faza e dytë e mbyll plagën, dhe rikthen pengesën mbrojtëse kundër baktereve.

Faza rigjeneruese, është një rregullim relativisht i shpejtë por i butë, kjo pasi lëkura e re është e brishtë. Faza përfundimtare e rikuperimit, ndodh gjatë 2 viteve në vijim, kur lëkura e re forcohet progresivisht falë disa proceseve paralele.

Matrica jashtëqelizore, e cila u vendos fillimisht në mënyrë rastësore, prishet dhe zëvendësohet në një strukturë më të qëndrueshme. Çdo qelizë e mbetur nga fazat e mëparshme që nuk është më e nevojshme – si qelizat imune ose fibroblastet – bëhejoaktive ose vdesin.

Një nga mënyrat kryesore sesi plakja mund të prishë progresin e rregullt dhe efikas fazave shërimit, është përmes problemeve shëndetësore që burojnë nga sëmundjet e pleqërisë. Për shembull, Diabeti është një sëmundjeje që lidhet shumë me moshën e thyer.

Një nga mënyrat e shumta sesi diabeti ndikon negativisht tek shërimi, është duke shkaktuar ngushtimin e enëve të gjakut. Si pasojë e qarkullimit jo të duhur të gjakut, lëndët ushqyese thelbësore dhe oksigjeni nuk mbërrijnë në plagë në sasi të mjaftueshme për të furnizuar fazën e dytë rigjeneruese.

Ndërkohë përveç ndikimeve negative të sëmundjeve të lidhura me moshën, vetë qelizat plaken. Në një shenjë ekstreme të plakjes të quajtur plakje qelizore, qelizat e humbin përgjithmonë aftësinë e ndarjes. Ndërsa njerëzit plaken,qelizat e moshuara grumbullohen në lëkurë dhe në shumë organe të tjera,duke shkaktuar një mori problemesh.

Kur qelizat ndahen më ngadalë lëkura bëhet më e hollë. Zëvendësimi i qelizave dhjamore, të cilat formojnë një lloj shtrese amortizuese nën lëkurë, bie gjithashtu me kalimin e moshës. Për pasojë, lëkura e pacientëve më të moshuar është më e prirur dëmtohet.

Kur dëmtohet lëkura e një personi të moshuar, ajo e ka edhe më të vështirë të shërohet si duhet. Plakja dhe qelizat imune të plakura, nuk mund të mbrohen dot nga bakteret, ndaj rritetrreziku i infeksionit serioz të lëkurës. Pastaj në fazën rigjeneruese, ritmet e ngadalta të ndarjes qelizore përkthehen në rigjenerim të ngadaltë të lëkurës.

Plakja e brendshme e qelizave, është në thelb ngjitëse dhe qelizat e plakura ushqejnë në mënyrë aktive një cikël të pakontrolluar inflamacionit dhe dëmtimi të indeve,e pengon më tej rigjenerimin dhe shërimin e suksesshëm.

Si indi më i dukshëm nga jashtë i trupit tonë, lëkura ofron një panoramë pse njerëzit shërohen më ngadalë me kalimin e moshës, por të gjitha indet mund të dëmtohen dhe janë

të ndjeshme ndaj efekteve të plakjes. Lëndimet mund të jenë të vogla, të përsëritura dhe të grumbullohen me kalimin e kohës – ashtu si efekti i pirjes së duhanit në mushkëri.

Ose ato mund të jenë diskrete dhe dramatike – si vdekja e qelizave të zemrës gjatë një ataku kardiak. Indet e ndryshme, mund të shërohen në mënyra të ndryshme. Megjithatë, të gjitha indet janë të ndjeshme ndaj pasojave të një sistemi imunitar të plakur, dhe rënies së aftësinë për të rigjeneruar qelizat e vdekura ose të dëmtuara.

Back to top button
Close
Close