BotaMAIN

Pse Trump i mori me vete në shtëpi dokumentet e klasifikuara?

Nga Timothy L. OBrien

Bloomberg

Tashmë e dimë se arsyeja pse Byroja Federale e Hetimit (FBI) kontrolloi rezidencën e DonaldTrumpPalm Beach javën e kaluar, është sepse presidenti i 45-të i SHBA-së është nën hetim për grumbullimin e dokumenteve të klasifikuara në lidhje me armët bërthamore dhe ndoshta edhe shkeljes së Aktit të Spiunazhit.

Po ashtu, ai mund të ketë gënjyer edhe zyrtarët federalë mbi këto dokumente, dhe të ketë penguar punën e organeve të drejtësisë. Pjesa më e madhe e zhurmës që pasoi lajmet e kontrollit të FBI-së, u përqendrua tek motivet e hetuesve për zbatimin e një urdhri të tillë Mar-a-Lago.

Kjo kryesisht sepse Trump e fokusoi vëmendjen tek akti në vetvete, duke shfrytëzuar një boshllëk komunikimi të krijuar nga Departamenti i Drejtësisë, që në fillim nuk sqaroi si duhet publikun rreth hetimit mbi ish-presidentin. Trump nuk është i sofistikuar apo shumë i zgjuar, por mesazhet janë një nga superfuqitë e tij.

Sapo e clësoi kontrollin e FBI-së në rezidencën e tij, si një akt të motivuar politikisht dhe të denjë për vendet e botës së tretë, avokatët e tij në Partinë Republikane dhe mbështetësit e tij mediatikë në Fox Neës, shkuan në punë duke përsëritur të njëjtat gënjeshtra.

Mosfunksionimi i mundshëm i FBI-së, u bë një temë qendrore e debatit rreth kontrollit tëbanesës së Trump. Edhe analistët me të paanshëm nisën të kenë dyshime:Hmm… Ndoshta FBI-ja ka dalë nga binarët!”. Por zhvillimet e mëvonshme, dhe një konferencë shtypi e Prokurorit të Përgjithshëm, Merrick Garland, e ripërqendruan siç duhet vëmendjen te autori i dyshuar – Trump – dhe kanë zbehur disa nga trillimet që synojnë të përbaltin FBI-në.

Shumëkush ka të drejtë të vazhdojë të shqetësohet mbi tejkalimin e mundshëm tëkompetencave nga FBI. Por nevojiten përgjigje më të ngutshme se pse Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë duke marrë me vete dokumentet sekrete. Unë mendoj se ekzistojnë 3 arsye të mundshme, pse Trump donte ti mbante me vete të gjitha ato dokumente tepër sekrete dhe të klasifikuara.

Arsyeja e parë duket relativisht e padëmshme. Trump është si një 7-vjeçar i rritur”, dhe atij i pëlqyen disa nga mjetet që ke në dorë kur je president. Thuhet se ai donte të mbante me vete një model në miniaturë tëAir Force One. Ndër dokumentet e diskutueshme që u gjet Mar-a-Lago ishte një hartë meteorologjike e uraganit Dorian.

Pse ajo hartë ishte kaq e rëndësishme për të? Kujt i interesonte ajo? Arsyet e dyta dhe të treta nuk janë aspak të padëmshme. Ato janë thellësisht të dëmshme dhe shqetësuese. Arsyeja e dytë:paratë. Lakmia e pakufizuar e ka motivuar gjithë jetën Donald Trumpin. Ai nuk u bëpjesë e biznesit të kazinove, vetëm për të zbukuruar Atlantic City.

Ai nuk propozoi një mega-zhvillim në zonën Ëest Side të Manhattan, vetëm sepse donte ta bënte Nju Jorkun më të jetueshëm. Ai nuk themeloi Universitetin Trump për të edukuar studentët, dhe nuk drejtoi reality shoë The Apprentice, vetëm për t’u mësuar të rinjve si të bëhen sipërmarrës të sukseshëm.

Dhe nuk garoi për president për ta rigjallëruar demokracinë amerikane. Arsyeja ishin paratëdhe vetëm paratë. Edhe ish-zyrtarë e tjerë të administratës Trump kanë fituar para në mënyra që duhet të ngrenë shqetësime për sigurinë kombëtare. Kështu ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner (dhëndri i Trump), dhe ish-Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, kanë marrë miliarda dollarë nga Arabia Saudite për të krijuar kompanitë e tyre të menaxhimit të parave.

Këto marrëveshje duken ende si shitje e ndikimit, por për Trump ato dukeshin padyshim si mjete për përfitime të mëdha. Mos harroni se bizneset e Trump kanë qenë në vështirësiserioze. Kur Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë, ato kishin rreth 1 miliard dollarë borxh, 900 milionë nga të cilat duhet të paguhen relativisht shpejt.

Ai garantoi personalisht shlyerjen e rreth 421 milionë dollarëve të atij borxhi. Dhe bizneset e tij – të përqendruara tek pasuritë e patundshme urbane dhe industria e argëtimit – u goditën nga rënia ekonomike që solli pandemia e Covid-19. Po ashtu Trump dhe kompania e tij, Organizata Trump, përballen me hetime për mashtrim në Nju Jork, që mund ta nxjerrin atë jashtë biznesit.

Ky është një presion i madh financiar, sidomos për dikë që është tashmë i prirur të jetë një grumbullues parash. Kjo duhet të ngrejë alarmin për çdo analist racional, që shqetësohet se Trump mund të jetë frymëzuar për të përdorur kompetencat dhe aksesin në të dhënat që isiguroi presidenca për të fituar para duke shpërndarë informacione të klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë. Ndoshta nuk do të jetë kështu – dhe unë e shpresoj – por është e këshillueshme një vigjilencë ekstreme rreth këtij problemi të veçantë.

Arsyeja e tretë:Dëmtimi i reputacionit. Thuhet se Trump i mori me vete letrat që shkëmbeu me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Ndoshta ky veprim u frymëzua nga vaniteti i tij, sepse Trump e ka cilësuar një korrespondencë të tillë si letra dashurie. Por çfarë komunikimesh të tjera përmbajnë dokumentet që mbante Trump në shtëpinë e tij?

A ka ndonjë gjë me presidentin rus Vladimir Putin apo presidentin kinez Xi Jinping? Po në lidhje me dokumentet që kanë të bëjnë me bisedat telefonike të Trump me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në kohën kur Trump po përpiqej të ushtronte presion ndaj tij për të gjetur fakte komprometuese mbi kundërshtarin e tij politik, Joe Biden.

Ishin këto komunikime që çuan në të parën nga dy procedurat e shkarkimit të Trump. Sërish,ndoshta nuk ka asgjë të tillë, dhe as në dokumentet që mban Trump me vete. Por nuk është e paarsyeshme të shqetësohemi se komunikimet e tij me liderët e huaj dhe çdo gjë e pandershme ose ndoshta e paligjshme që ka ndodhur në lidhje me to mund të kenë pasur elementë të tillë që ai ndihet i detyruar t’i fshehë.

Ritmi i furishëm me të cilin Trump ka mbjellë gënjeshtra pas kontrollit të FBI-së Mar-a-Lago, sugjeron se ai ka diçka për të fshehur, dhe se është i shqetësuar për hetimin. Tek e fundit ai ka pohuar, pa asnjë fakt, se FBI fabrikoi prova në Mar-a-Lago.

Po ashtu tha se nuk ishte presidenti i parë që merrte me vete informacione të klasifikuar, dhe se ish-presidenti Barack Obama mban ende 33 milionë faqe dokumenteshumica prej tyre të klasifikuara. Arkivi Kombëtar që kontrollon të gjitha letrat e Obamës, e hodhi poshtë atëpretendim.

Ndërkaq, përmes një ndërmjetësi Trump e paralajmëroi Garland përpara konferencës së tij për shtyp javën e kaluar, se njerëzit ishin shumë të zemërua nga kontrolli i FBI-së në Mar-a-Lago. Që nga ai moment, mbështetësit e armatosur të Trump kanë marshuar jashtë zyrave të FBI-së në Feniks.

Një person i armatosur që sulmoi një zyrë të FBI-së në Cincinnati të enjten e kaluar u qëlluapër vdekje. Gjyqtari federal që miratoi urdhrin e kontrollit të FBI-së i është nënshtruar sulmeve dhe kërcënimeve antisemite në internet. Disa nga ato sulme ndodhën edhe në sinagogën e tij. Përfundimi me shpejtësi i këtij hetimi, përpara se dhuna të përshkallëzohet më tej, duhet të jetë një prioritet për organet e zbatimit të ligjit.

Back to top button