Shumë psikologë thonë se e dëgjojnë këtë gjë gjatë gjithë kohës: dikush vendos që ata duhet të jenë në gjendje të lexojnë mendje, ose të paktën të analizojnë thellë ato, si një lloj Jedi, ndërkohë që i shohin mespërmes gishtërinjve të tyre.
Një psikolog, në përpjekje për të trajtuar këtë legjendë, vërejti se mendja njerëzore është kaq komplekse, saqë psikologët shpesh herë kanë probleme edhe për të lexuar mendjen e tyre. Ndonëse psikologët janë vërtetë të aftë të kuptojnë sjelljen njerëzore, kjo nuk do të thotë aspak që janë në gjendje që të lexojnë mendjen. Cilido që pretendon të ketë këtë aftësi, është duke gënjyer. /bota.al