Publikohet një inçizim audio i xhelatit të Shtetit Islamik, i njohur botërisht si xhihadisti John.
Në materialin e publikuar nga Organizata për Mbrojtjen e të Burgosurve e quajtur “Kafazi”, Mohammed Emwazi thotë se sulmet e shtatë korrikut dhe të 11 shtatorit janë të gabuara dhe ekstreme, duke shtuar gjithashtu se shërbimet inteligjente britanike e kanë kërcënuar.
Regjistrimi është bërë në 2009 nga Asim Qureshi, drejtor i organizatës “Kafazi”, një grup që merret me të drejtat e të dënuarve për terrorizëm.
Në regjistrim Emwazi i rrëfen Qureshit një bisedë që pati me një agjent, i cili e kishte pyetur se çfarë mendonte për sulmet e mëdha terroriste.
Emwazi: “’Mohammed’, çfarë mendon për sulmin e ndodhur më shtatë i shtati ? Unë i përgjigjem, eh njerëz të pafajshmëm humbën jetën. Mendoj se ky është ektremizëm. Ai thotë ok, çfarë mendon për luftën në Afganistan? I them që ne shohin në lajme se njerëz të pafajshëm po vdesin. Dhe më pas ai më pyet çfarë mendon për sulmin e 11 shtatorit? Unë i përgjigjen se ajo që ndodhi është shumë e gabuar”.
Në këtë regjistrim, i bërë kur xhihadisti John u deportua nga Tanzania, ai thotë se agjentët e kanë akuzuar për trajnime terroriste në Somali.
Emwazi: “Pra, pas gjithë kësaj, ai kthehet, më shikon dhe më thotë: Unë sërish besoj se ti po shkon në Somali për të trajnuar terroristë. Kurse unë i thashë: Edhe pas të gjithë asaj që sapo të thashë dhe pas asaj që ti tashmë di mbi ektremizmin, ti sërish mendon se unë jam një ektremist? Më pas nisi të thotë se kështu janë këto gjëra dhe ne kemi mbyllur një sy për ty Mohamed. “Ne po mbyllim një sy për ty”, më kërcënoi ai”, transmeton OraNews.
Regjistrimi mendohet të jetë pjesë e një bisede të gjatë mes Emwazi dhe Qureshit, por që ky i fundit nuk e ka publikuar të gjithën.
Qureshi ka kritikuar dhe fajësuar inteligjencën britanike për radikalizimin e Emwazi.