Kishin publikuar fotografinë e tyre dhe pas 24 orësh, avionët amerikanë hodhën në erë vendin ku ndodheshin
Sebepi ishte ajo fotografet që publikuar në Tëitter. U ka kushtuar jetën disa militantëve të ISIS, që u lokalizuan dhe më pas u goditën pikërisht për shkak të selfie-t, që e kishin bërë pa marrë parasysh informacionet që po i dhuronin armikut.
Gjenerali amerikan Herbert Carlisle, kreu i KOmandës së Luftimeve Ajrore i ka rrëfyer të përditshmes MIrror se një “një budalla i ISIS i ndau fotografitë në rrjetet socialë”. Kjo u mundësoi analistëve të shërbimit të fshehtë amerikan që të pikasnin vendin ku ndodheshin. 22 orë më vonë, avionët amerikanë hodhën në erë ndërtesën me tre raketa.
ISIS i përdor shumë rrjetet socialë për të lëshuar mesazhet e vet propagandistikë, dhe ushtarakët e organizatës terroriste e dinë që kjo mund të shndërrohet në një dobësi. Sulmi i menjëhershëm tregon në fakt se cfarë rëndësie mund të ketë për armikun lëshimi i informacioneve digjitale në rrjet, për këtë arsye ISIS përdor teknika të sofistikuara për të mbuluar gjurmët e veta informatike. Por mjaftoi shumë pak për t’u bërë të mundur amerikanëve që të ndërhynin dhe të hidhnin në erë vendin ku ishte bërë fotoja. /Bota.al