Bota

Puçistët tentuan ta vrasin Erdoganin? Bombarduan hotelin menjëherë pasi presidenti u largua

Screen Shot 2016-07-16 at 11.39.02

Ushtria ka tentuar të vrasë presidentin turk Erdogan.

Të paktën kështu ka deklaruar ai në një konferencë për shtyp në orët e para të mëngjesit.

“Është ora 4:30 e natës, por miliona turq janë në rrugë”, tha ai, ndërsa ishte ulur përballë kamerave, me dhëndrin e tij dhe ministrin e energjisë, Berat Albayrak, në krah.

Erdogan tha se vetëm pak pasi kishte ikur hoteli i tij në Marmaris ishte bombarduar nga ushtarakët.

Ai drejtoi gishtin pa asnjë dyshim nga njeriu që sipas tij është mbrapa operacionit ushtarak.

“Kjo vërtetoi edhe një herë se lëvizja Gylen është në fakt një organizatë e armatosur terroriste”, tha ai.

“Kjo kryengritje është një dhuratë nga Zoti”, tha ai. “Do të na ndihmojë të pastrojmë ushtrinë prej këtyre lloj elementësh”.

Vetë Fejzullah Gylen dhe organizata e tij kanë lëshuar një deklaratë publike që e dënojnë grushtin e shtetit dhe distancohen prej tij./Tema

Leave a Reply

Back to top button