Mos u shqetsoni për tu kthyer në zyrë. ” Është mesazhi që të gjithë kanë frikë të marrin.”
Ideja se jeta e zyrës ka mbaruar pothuajse është zhdukur. Jo të gjithë e pëlqejnë idenë e të punuarit çdo ditë nga divani. Por për ata që e kanë zgjedhur dhe e kanë mundësinë të punojnë nga shtëpia, përvoja kolektive është afër vdekjes. Orët moderne të punës janë pjesërisht një trashëgimi e Depresionit të Madh të viteve 1930, kur rrëzimi i kërkesës për punë i inkurajoi kompanitë t’i shpërndanin puntorët rreth asaj pune që kishin: ajo që kishte qenë një javë gjashtë-ditore u tkurr në pesë. Tani mund të pakësohet përsëri.
Në të gjithë botën, njerëzit tashmë po mendojnë për pyetjen se si të shkurtojnë javën e punës. Organizata globale “4 Ditët e Javës” ka eksperimentuar për vite me radhë në Zelandën e Re me kompani të riorganizuara në mënyrë që puna e pesë ditëve të mund të bëhet në katër, duke u dhënë punonjësve një fundjavë më të gjatë por të njëjtën pagë. (Shpërblimi për shefat e tyre është produktiviteti më i mirë, njerëz më të lumtur dhe qarkullimi më i ulët i stafit.) Organizata po shikon ta adaptojë këtë model përmes krizës aktuale.
Në Skoci, Komisioni i ardhshëm i Post-Covid-19, i krijuar nga shoqëria mbretërore e Edinburgut, po shqyrton javët katër-ditore. Kur të jetë e sigurt të kthehesh në vendin e punës, vendi i punës duhet të ripërshtatet: si një veprim i solidaritetit shoqëror që ndihmon të tjerët, duke përfituar edhe individët. Ajo duhet të vijë si inkurajim për këdo që ka ëndërruar të shkurtojë orët e tyre, duke u përqëndruar kryesisht tek baballarët që punojnë vazhdimisht. Të gjitha sondazhet tregojnë që ata dëshirojnë të punojnë më pak, por mendojnë se nuk mund ta bëjnë këtë.
Por mbi të gjitha, shkurtimi duhet të vijë me një premtim për të jetuar më mirë, dhe ndarjen e dhimbjes së uljes ekonomike. The Guardian / bota.al