Letersi

 “Punërat e Perëndisë”. Poezia e Andon Zako Çajupit, që do t’ju pëlqejë pamasë

Zot i math e i vërtete,
çdo pun’ e ke bërë vetë;
bëre qiejtë dhe denë,
bëre yjtë dhe dhenë,
bëre diellin’ me dritë,
bëre nat, e bëre ditë,
bëre erënë dhe retë,
bëre pemëtë me fletë,
bëre hënëzën me yje,
bëre fusha, male, pyje,
bëre zogjtë, që këndojnë
dhe lulet që lulezojnë,

bëre dimër’ e beharë,
bëre kuaj e gomarë,
bëre misër edhe grurë,
po më shumë bëre gurë.
Si bëre kaqë të mira,
bëre dhe shumë egërsira:

bëre arinë dhe derrë,
bëre… po ç’nukë ke bërë?
Bëre botënë të tërë,
bëre dhe djallë me brirë!
Çdo pun’ e ke bërë mirë,
po një gjë bëre pa mënde
dhe prishe punën tënde:

Kur bëre derr’ dhe arinë,
Ç’deshe që bëre Turqinë?
Se të mos qenkej kjo farë,
bota do të vinte mbarë,
dhe do të lulëzonte,
Shqipëria do t’gëzonte.

Leave a Reply

Back to top button