“Ne duhet të vendosim se kush do të ventilohet dhe kush nuk do të ventilohet,” Elaine Oliveira, një infermiere që trajton pacientët Covid-19, thotë për vendimet e vështira që punonjësir e shëndetësisë duhet të marrin në zona të Brazilit. Por ky nuk është burimi i vetëm i zhgënjimit për infermierin në shtetin Ceará veri-lindor. Oliveira postoi një fotografi të veten me veshje të plotë mbrojtëse në Instagram dhe iu lut njerëzve që të qëndronin në shtëpi.
Ajo e ka bërë këtë sepse shumë brazilianë po injorojnë bllokimet dhe nuk po respektojnë rregullat e distancës sociale, të inkurajuara nga Presidenti Jair Bolsonaro, i cili vetë e ka hedhur poshtë virusin si “një grip të vogël”, dhe dezinformimin që përben kërcënim. Oliveira madje ka ndaluar së foluri me vëllezërit e saj sepse nuk pranojnë ta marrin seriozisht pandeminë.