Bota

Putin bëhet i gjallë. Sa shumë është rinuar…

Screen Shot 2015-03-13 at 2.06.42 PMTelevizioni shtetëror rus sot ka transmetuar pamje të presidentit, Vladimir Putin, në një takim për të cilin thuhet se është mbajtur sot.

Ka pasur spekulime se zoti Putin është i sëmurë, pasi për disa ditë nuk ishte parë publikisht.

Më herët, Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha se gjendja shëndetësore e Putinit është “perfekte”. Kjo deklaratë paraqet refuzimin më të fuqishëm të thashethemeve se presidenti i Rusië mund të jetë i sëmurë.

Këto spekulime u aktualizuan pasi Putini, 62 vjeçar, nuk është parë në publik prej 5 marsit.

“Nuk ekziston absolutisht asnjë shkak për çfarëdo dyshimi për shëndetin e shefit të shtetit”, i tha Peskov agjencisë AP, dhe ka shtuar se “gjendja e tij shëndetësore është me të vërtetë perfekte, çdo gjë është në rregull me të, dhe ai punon sipas orarit të tij tradicionalisht të stërngarkuar”.

Leave a Reply

Back to top button