Analiza

Putin nuk sprapset, tani kërkon bisedime për Ukrainën Lindore

putiniiiMenjëherë pas samitit të Berlinit, ka reaguar edhe presidenti rus Vladimit Putin. Në një intervistë për televizionin rus Channel One, Putin ka bërë thirrje për bisedime, mbi çështjen e shtetësisë së Ukrainës lindore. Sipas tij, është e nevojshme për të diskutuar mbi këtë temë. në mënyrë që të sigurohet se interesat e popullatës lokale “nuk janë të mohuara plotësisht”. Presidenti rus, nuk trembet nga kërcënimet me sanksione të mëtejshme të BE-së, duke akuzuar BE-në për “mbështetjen e një grusht shteti” në Ukrainë! Duke folur për televizionin rus, Putin tha se është “ e pamundur të parashikohet” fundi i krizës, pasi vendi së shpejti do të jetë në periudhën e fushatës zgjedhore parlamentare. Por se ne do të shpresojme për më të mirën.

Leave a Reply

Back to top button