Bota

Putin: Për krizën, fajin e ka Perëndimi

Screen Shot 2015-02-09 at 09.34.36

Të mërkurën në Minsk, në Bjellorusi, Putini, Merkeli dhe Hollande do të takohen për të mbyllur qarkun e ndërmjetësimit të vështirë për të shmangur luftën në Ukrainë. Me ta do të jetë edhe presidenti ukrainas, Poroshenko. Eshtë thirrja e fundit për paqe, me Putinin që përpiqet të diktojë kushtet, Europa që bën cdo përpjekje për të ndërmjetësuar dhe SHBA që janë ende të pasigurta për të armatosur ose jo Kievin. Objektivi i diplomacisë, e cila ka ditë që nis punën, është armëpushimi i menjëhershëm. Sepse vetëm duke i bërë të heshtin menjëherë armët mund të mbërrihet në një marrëveshje jetëgjatë.
Me një intervistë për të përditshmen egjiptiane al-Ahram, në prag të vizitës së tij në Kairo, Vladimir Putini këmbëngul në një pikë: Rusia është e shqetësuar për “armatimin e gjerë” të Ukrainës, që ka rritur shumë shpenzimet për mbrojtjen, pavarësisht krizës ekonomike. Sipas udhëheqësit të Kremlinit, Ukraina “mbështetet mbi të gjitha nga fonde ndërkombëtarë, duke përfshirë rusë. Putini përmend shifra në mbështetje të tezës së tij: “Në vitin 2014, buxheti i ushtrisë ukrainase është rritur me pothuajse 41%. Këtë vit, sipas të dhënave paraprake, do të jetë më shumë se trefishi dhe do i kalojë 3 miliardë dollarët, që është afro 5% e GDP. Kjo gjë ndodh teksa ekonomia ukrainase, e mbajtur për më tepër nga fonde ndërkombëtarë, edhe rusë madje, është në një gjendje shumë të keqe. Jemi shumë të shqetësuar – ka përfunduar – shpresojmë që të mbizotërojë bonsensi”.

Leave a Reply

Back to top button