Në një intervistë të rrallë para vizitës në Itali, Presidenti rus Vladimir Putin ka pretenduar se ai kurrë nuk bën gabime, sepse “Zoti ka ndërtuar jetën e tij dhe nuk ka asgjë për tu penduar”.
Presidenti rus u takua me kryeministrin italian Matteo Renzi në Expo 2015 në Milano, ku u diskutua për sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë.
Duke folur me kryeredaktorin e gazetës italiane Corriere della Sera, Luciano Fontana, Putin paralajmëroi se ishte në interesin e popullit italian, që të ruhej një raport miqësor me Rusinë”.
Në fund të intervistës, zoti Putin u pyet nga Fontana se a kishte ndonjë veprim për të cilin ishte penduar, Putin tha: “Unë do të jem krejtësisht i sinqertë me ju. Unë nuk mund të risjell në mendje asgjë të tillë. Duket se Zoti e ndërtuar jetën time në një mënyrë, që nuk kam asgjë për të cilën të pendohem”. /j.h/TemA