Bota

Putini dëbon 755 diplomatë amerikanë

Vladimir Putini dëbon 755 diplomatë amerikanë nga Rusia, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve kundër Moskës të miratuara nga Kongresi i SHBA. Lajmërimi konfirmon grushtin e hekurt të Moskës dhe vjen pavarësisht se sanksionet nuk kanë hyrë ende në fuqi. Teksti i projektligjit në fakt është në tryezën e presidentit Trump, i cili ndonëse është angazhuar ta firmosë, ende nuk e ka bërë. “E ka thënë qartë se do ta bëjë”, saktëson zëvendës presidenti Mike Pence. Në një intervistë televizive, Putini ka folur për durimin e sosur: “Kemi pritur ca kohë” për një ndryshim dhe një përmirësim të marrëdhënieve me SHBA, “por duke gjykuar nga ato që kemi parë, nëse ndonjë gjë do të ndryshojë, kjo nuk do të ndodhë së afërmi”, ka pohuar Putini.

Diplomaët duhet të largohen nga Rusia deri në 1 shtator: nga ai moment SHBA duhet të numërojnë maksimumi 455 diplomatë në përfaqësitë e tyre në Rusi, ekzaktësisht aq sa ka Kremlini në Amerikë. “Ka ardhur momenti t’u tregojmë SHBA se nuk do i lëmë pa përgjigje veprimet e tyre”. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button