Bota

Putini hap “kutinë e Pandorës”. “Turqia mbron Kalifatin, Arabia Saudite dhe Katari e financojnë”

Erdogani mbron ISIS-in, sepse nga xhihadistët blen naftën me gjysmë çmimi. Arabia Saudite dhe Katari, e financojnë përmes organizatave të bamirësisë. Financa ndërkombëtare bën gjithë pjesën tjetër

putin erdogan

Rusia ka arsye të “dyshojë” se avioni u rrëzua “për të siguruar furnizime të paligjshme me naftë, nga ISIS për Turqinë”. Vladimir Putini jo vetëm ka snobuar Erdoganin, duke i mohuar atë takim që udhëheqësi i Ankarasë kishte kërkuar gjatë zhvillimit të samitit mbi klimën në Paris, por e shton dozën e “helmit”.

Dhe godet fort. “Mbrojtja e turkmenëve – ka shtuar ai, në lidhje me linjën zyrtare të Turqisë – është vetëm një pretekst”. Kremlini ka marrë “kohët e fundit’ raporte të rinj të shërbimeve të fshehtë, të cilët flasin për një trafik nafte nga territoret e kontrolluar nga ISIS-i në Turqi, “në shkallë industriale”. Fjalët e Putinit hapin një kuti të Pandorës. Sepse, nëse Turqia i mbron xhihadistët e Shtetit Islamik, janë vende si Arabia Saudite dhe Katari që i financojnë.

Fjalët e presidentit rus kanë ndeshur në reagimin e menjëhershëm të palës turke: Erdogani ka thënë se është gati të japë dorëheqjen, nëse deklaratat e Putinit konfirmohen. “Eshtë imorale – ka thënë ai për mediat ndërkombëtare në Paris – që të akuzosh Turqinë se blen naftë nga ISIS. Nëse ka dokumenta, duhet t’i paraqesin, t’i shohim. Nëse kjo demonstrohet, unë nuk rri më në detyrën time. Dhe i them Putinit: po ai, do të rrijë?”.

Por përtej deklaratave fasadë të Erdoganit, e vërteta është që, ashtu si del edhe prej raportit mbi emergjencën terroriste të përgatitur nga Financial Action Task Force (Fatf), shumica e qeverive jo vetëm nuk merr seriozisht luftën ndaj komisioneve mes financës ndërkombëtare dhe rrjeteve të terrorit, por madje edhe mbyllin sytë. Një shembull është pikërisht Arabia Saudite, “që përdor standartet e Fatf për t’u mbrojtur në shtëpinë e vet dhe i shkel tërësisht në veprimtarinë e saj jashtë vendit dhe atë ndërkombëtare”. Nëse nga njëra anë, Riadi është në vendin e parë sa i përket aksioneve kundër krimeve të lidhjes mes terrorizmit dhe financës, nga ana tjetër ai është, bashkë me katarin, financuesi dhe mbështetësi më i madh i fytprerësve”.

Në dëgjesën që iu kushtua Financimit të Terrorizmit dhe Shtetit Islamik, organizuar në 13 nëntor 2014 nga Komisioni i Shërbimeve Financiare të Kongresit Amerikan, doli qartë se “ndërkohë që al Kaeda mund të mbështetej, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, në afro gjysmë milioni dollarë financime në ditë, ISIS-i fitonte 1-2 milionë dollarë në ditë përmes shitjes së naftës, shpërblimeve të kërkuar për pengjet dhe financimeve nga ana e organizatave bamirëse, mbi të gjitha nga vendet e Gjirit, duke nisur nga Katari dhe Arabia Saudite”.

Në tregtinë e naftës, partneri kryesor i terroristëve të Shtetit Islamik është sigurisht Turqia. “Afro 30 mijë fuçi në ditë, transportuar nga 250 autobotë – shpjegojnë ish nënsekretari italian i Ekonomisë, Mario Lettieri dhe ekonomisti Paolo Raimondi – kalojnë tranzit përmes kufijve të Turqisë dhe veriut të Irakut, për t’iu shitur blerësve të gatshëm, të vetëdijshëm se kështu po mbështesin operacionet terroriste”. Vetëm gjatë muajve të fundit, fytprerësit e Shtetit Islamik kanë shitur në tregun e zi turk naftë dhe gazë irakene. Një biznes që i ka sjellë kalifatit 800 milionë dollarë.

Pastaj është financa. Banka dhe ndërmjetës financiarë e monetarë kontribuojnë për të sjellë përditë lumenj parash në arkat e kalifit Abu Bakr al Baghdadi. Në shënjestër të amerikanëve ka përfunduar prej pak kohës, “havala”. Bëhet fjalë për një rrjet informal operatorësh privatë që merren me transferimin e parave. Edhe në këtë rast, burimet e shërbimeve të fshehtë kanë ndezur alarmin për të gjithë vendet islamike, duke nisur nga ata të Gjirit./Il Giornale-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button