Bota

Putin, nuk ka paqe me Erdoganin. “E pamundur të gjejmë mirëkuptim”

putini

Kreu i Kremlinit në konferencën për shtyp të fundvitit: “E pamundur të gjendet një marrëveshje me Ankaranë”. Dhe konfirmon angazhimin e rusëve kundër ISIS

“Në Turqi shoh një proçes islamizimi, me siguri Ataturku po rrotullohet në varrin e tij”.

Vladimir Putini nuk sheh shpresa për të rregulluar marrëdhëniet me udhëheqjen aktuale turke, pas “aktit armiqësor” të rrëzimit të avionit Sukhoi-24. Në konferencën për shtyp të fundvitit, kreu i Kremlinit ka deklaruar se Rexhep Taip Erdogani ka dashur të bëjë për vete SHBA dhe Bashkimin Europian: “Po të bëhej fjalë për një incident, siç thonë turqit, atëherë do të prisja të kërkonin falje: por ata rendën tek NATO”.

Salla e kongreseve e Qendrës Botërore të Tregtisë në Moskë është mbushur plt e përplot me gazetarë. Kremlini ka akredituar pothuaj 1400. Kanë qenë shumë të ashpër kontrollet në hyrje nga forcat e rendit. Putini ka saktësuar menjëherë se nuk ka shumë për të shtuar, pas fjalimit që ka mbajtur në fillim të muajit në Ansamblenë Federale, dhe pa një fjalë hyrëse, ka filluar menjëherë t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Duke nisur nga politika ekonomike që, sipas të dhënave makroekonomike, e ka lënë pas tashmë krizën. Dhe duke bërë një bilanc të 2015-ës nga pikëpamja ekonomike, Putini ka renditur si rezultatet pozitive, ashtu edhe sfidat që ka përpara vendi, si për shembull “varësia e ekonomisë kombëtare nga faktorët e jashtëm dhe nga eksporti i burimeve energjetike”.

“Duke nisur nga tremujori i dytë i 2005-ës, ka patur sinjale stabilizimi të veprimtarisë ekonomike”, ka vazhduar, duke siguruar që investitorët, duke kuptuar realitetin e ekonomisë ruse, vazhdojnë të shfaqin interes dhe të punojnë në vend.

Por ka qenë politika e jashtme, “padronia” në konferencën e shtypit të fundvitit. Nga angazhimet ushtarake kundër terroristëve të Shtetit Islamik, deri tek marrëdhëniet shumë të tensionuara me Turqinë, e deri tek tratativat diplomatike me SHBA. Dhe është Siria strumbullari i fushëbetejës në Lindjen e Mesme, ku lëviz Putini. Me John Kerryn, ka folur së fundmi në lidhje me të ardhmen e Bashar al Assadit. Dhe pozicioni i Rusisë nuk ka ndryshuar. “Nuk do të jemi kurrë dakord, me dikë që do të dojë të imponojë nga jashtë”, ka bërë të qartë presidenti rus, duke thënë se për të ardhmen e vendit do të vendosin vetë sirianët./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button