Bota

Putini po “shqyrton” mundësitë e ndryshimit të regjimit në Turqi. Nga Ivan Krastev

 

putini erdogani

Nga Ivan Krastev

Shumëkush ka humbur në përpjekjet për të parashikuar lëvizjet e ardhshme të presidentit rus Vladimir Putin në politikën e jashtme, por ka një bast të sigurt se ai do të kopjojë cilëndo politikë amerikane, që vetë më herët e ka kritikuar. Kjo është arsyeja pse në veçanti Turqia, duhet t’i kushtojë vëmendje asaj që Rusia ka për të thënë mbi ndryshimin e regjimit.

Njeriu Putin

Modeli i politikës së jashtme “denoncoje dhe pastaj kopjo”, po zbatohet prej disa kohësh. Në vitin 2007, Putini bëri një denoncim të fuqishëm mbi varësisë e SHBA-së ndaj forcës ushtarake, duke u ankuar – me gjasë si një njeri i paqes – se “nuk ka asnjeri me të cilin mund të bisedohet, që kur ka vdekur Mahatma Gandi”. Një vit më vonë, Rusia përdori haptazi forcën përtej kufijve të saj, për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, duke pushtuar Gjeorgjinë. Në shkurt të vitit 2008, SHBA-ja njohu pa probleme shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, një lëvizje që Putini…

[real3dflipbook id=”840″]

Leave a Reply

Back to top button