Turkomanët janë një popull turk që jetojnë në shumë pjesë të Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme, duke përfshirë Afganistanin, Iranin dhe Irakun, dhe janë grup dominues në Turkmenistan. Ata kanë një kulturë dhe gjuhë që lidhen me turqit; emri i tyre buron nga fjalë kuptimi i të cilave është “si turk”. Por, në kontekstin e Sirisë, termi përdoret disi ndryshe, ai i referohet njerëzve me prejardhje turke, familjet e të cilëve kanë emigruar në Siri nga Anadolli, gjatë shekujve të perandorisë otomane – kështu që, ata janë më pranë turqve të Turqisë se sa turkomanëve të Azisë Qendrore.
Ku jetojnë në Siri?
Turkomanët janë të përqëndruar në veriperëndim dhe përgjatë kufirit me Turqinë, ku përbëjnë shumicën në disa fshatra e qytete. Ata janë shumicë në po ato provinca ku pakica alavite, prej nga vjen familja e presidentit Asad, është më e fortë.
Sa shumë janë?
Nuk ekzistojnë të dhëna të besueshme, dhe vlerësimet për numrin e turkomanëve në Siri dhe vendet pranë mund të variojnë, nga qindra-mijëra, deri në 3 milionë apo më shumë. Qeveria e Assadit dhe babait të tij, Hafez al Assad, i ndaloi të shkruajnë apo botojnë në turqisht.
Cili është pozicioni i tyre në luftën civile?
Shumë turkomanë janë kundër qeverisë së Assadit. Shumë brigada rebelësh turkomanë u organizuan në veriperëndim të Sirisën ë fillimet e luftës civile dhe kanë marrë trainime dhe ndihma nga qeveria turke. Këto njësi përgjithësisht luftojnë kundër ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj libanezë që mbështeten prej Iranit, hezbollahut, të cilët marrin ndihmë nga ajri prej Rusisë. Turkomanët që jetojnë pranë Kobanes kanë organizuar nëj njësi luftimi që mbështet luftëtarët kurdë atje, dhe që luftojnë kryesisht kundër militantëve të ISIS. Tensionet mes Rusisë dhe Turqisë janë rritur kohët e fundit për shkak të bombardimeve nga ana e Rusisë, të fiseve turkomanë në veri të Sirisë. Këtë javë, turqia thirri ambasadorin turk dhe i kërkoi të ndalet bombardimi i turkomanëve në Siri. Të martën, turqia rrëzoi një avion bombardues rus në kufirin turko-sirian, duke thënë se kishte shkelur hapësirën ajrore turke. /NYT/Bota.al
1 minute read