Bota

Pyetjet e mëdha që rrethojnë dosjen “Trump-Rusi”

Dosja e shumëdebatuar për lidhjet e Presidentit Trump me Rusinë ka ridalënë sipërfaqe, me lajme të reja se fushata e Hillary Clintonit dhe DNC, si dhe portali konservator i lajmeve ëashington Free Beacon, u përfshinë në financimin e kërkimeve prapa dosjes.

Panorama

Dosja thuhet se po luan një rol në hetimin e Robert Muellerit në Rusi, por mendimet se sa të besueshme dhe shpërthyese janë zbulimet e saj, variojnë shumë. Trump dhe mbështetësit e tij thonë se është një “lajm i rreme” dhe skandali i vërtetë është përfshirja e pjesëtarëve të Partisë Demokratike në financimin e saj. Shumë nga kritikët e tij e shfrytëzuan menjëherë, pas publikimit të dosjes nga “Buzzfeed” në janar.

Pyetjet:

Çfarë është?

Dosja është një grup prej 17 memosh, mbi ndërveprimet e supozuara të Trumpit me rusët, të datave mes qershorit dhe dhjetorit 2016 dhe përgatitur nga Christopher Steele, një ish oficer i shërbimeve të fshehta britanike. Shërbimet e Steele u kontraktuan nga “Fusion GPS”, një kompani investiguese me qendër në Uashington.

Çfarë ka në të?

Dosja përfshin pohime të pista por të paverifikuara që oficerë të inteligjencës ruse zotërojnë video kaseta të sjelljes së Trumpit në një dhomë hoteli në Moskë, që Steele pretendon se mund ta bëjë atë të shantazhueshëm, si dhe pretendime për lidhje midis bashkëpunëtorëve të tij dhe Rusisë.

Avokati i Trumpit, Michael Cohen i shkroi një letër hetuesve të Kongresit në gusht duke mohuar pretendimet në lidhje me të në dosje, ku përfshiheshin dhe pretendimet se ai udhëtoi për në Pragë për takime me zyrtarët e Kremlinit. Cohen tha se kurrë nuk ka qenë në Pragë. Ekipi i Muellerit u takua me Steele gjatë verës, për të diskutuar gjetjet e tij.

Kush pagoi për të?

“Fusion GPS” ishte pajtuar nga Free Beacon, pronari i të cilës mbështeti kandidaturën e Marco Rubios, për të mbledhur informacione të dëmshme rreth Trumpit. Pasi u bë e qartë se Trumpi do të ishte kandidati republikan, një avokat që përfaqësonte Clintonin dhe DNC u lidh me “Fusion GPS”, që nga ana tjetër kërkoi shërbimet e Steele. FBI ra dakord të paguajë Steele për të vazhduar punën e tij pas zgjedhjeve, por në fund u spraps, kur Steele u identifikua publikisht.

Shënim: Trump shkroi në Tuiter dje në mëngjes, se Clinton pagoi 12 milion dollarë për informacione, por është “e paqartë se si Trump arriti në” këtë shifër, sipas Post. Fushata i dha kompanisë ligjore që pajtoi “Fusion GPS” një shumë totale prej 9.2 milion dollarë, por është e paqartë se sa prej kësaj shume i është transferuar “Fusion GPS”.

Çfarë thotë Trump?

Pretendimet e Trump se dosja përmban informacione të rreme dhe se hetimi i Rusisë është një “gjueti shtrigash” janë inkurajuar nga lajmi se një avokat i lidhur me demokratët, ka paguar “Fusion GPS”. Të dielën në mëngjes, ai shkroi në Tuiter: “Asnjëherë nuk kam parë të tillë ZEMERIM & UNITET republikanësh, siç kam parë në lidhje me mungesën e hetimeve që Clintoni që ka bërë Dosjen e Rreme … Në vend të kësaj, ata shikojnë gjoja “bashkëpunimin” Trump-Rusi, i cili ekziston”.

Çfarë thotë “Free Beacon”?

Drejtori i Free Beacon i tha Neë York Times se ata nuk kishin të bënin me dosjen që u prodhua në fund. “Free Beacon nuk kishte njohuri apo lidhje me dosjen e Steele, nuk e pagoi dosjen dhe nuk kontakte, njohuri, ose nuk ka paguar ndonjë punë të kryer nga Christopher Steele”, tha ai në një deklaratë.

Çfare thotë Komiteti Kombëtar Demokratik?

“Tom Perez dhe udhëheqja e re e KKD nuk janë të përfshirë në vendimmarrjen në lidhje me “Fusion GPS”, as nuk ishin të vetëdijshëm se Perkins Coie po punonte me organizatën,” tha zëdhënësja Xochitl Hinojosa në një deklaratë. / Përgatiti: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button