Falë pozicionit dhe tolerancës fetare të tij, Omani është në raporte të mira me të gjithë Lindjen e Mesme. Sulltani i tij ka përfituar për t’u përshtatur një rol prej protagonist në diplomacinë rajonale
Është një prej personazheve më diskrete të diplomacisë botërore, përveçse një ndër më influentët. Prej vitesh, prapa kuintave, Sulltani Qabus luan një rol vendimtar në Lindje të Mesme. “Pa të nuk do të kishte pasur një marrëveshje midis Teheranit dhe Uashingtonit lidhur me bërthamoren iraniane”, thekson Nënsekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Është në shtëpinë e Sulltanit, në Oman, që iranianë dhe sauditë, dy rivalët e mëdhenj të botës islamike, takohen për të diskutuar larg syve kureshtarë. Qabus është një monark i çuditshëm.
Në kryeqytetin Muscat, të mbytur nga nxehtësia e shkretëtirës mjaft të afërt, Qabus bin Said al Said është i gjithëpranishëm. Muret janë të mbuluara me postera që e paraqesin. Imazhi i tij, me çallmë dhe mjekrën e argjendtë, ndodhet në të gjithë kartëmonedhat. Arteria kryesore e kryeqytetit mbanin emrin e tij, ashtu si universiteti dhe porti. Ditëlindja e tij (18 nëntori) dhe përvjetori i ngjitjes në pushtet, 23 korrik 1970, janë festa kombëtare. Qabus është një monark absolut. Është vetëshpallur…
[real3dflipbook id=”909″] |