Sipas studimeve vetëm një pjesë e vogël e popullsisë nuk ka probleme me gjumin. Gati gjysma e popullsisë nuk fle mjaftueshëm, 40% flenë më pak se 6-9 orë të rekomanduaara, por edhe fjetja e tepërt ka risqet e veta. Vetëm 5% e personave flenë më shumë se 9 orë. Sot flemë më pak sesa e bënim në të kaluarën, kështu që edhe cilësia e gjumit ka ndryshuar. Ja disa nga benefitet e të fjeturit mirë.
Të bën të lumtur. Fjetja me pak orë të prish ditën. Të flesh keq një natë të vetme prek lumturinë, prek gjendjen e humorit si dhe ndikon në perfomancën në punë.
Rrit rezistencën fizike. Gjumi është riparues dhe përmirëson rezistencën aerobike, thelbësore për sportistët. Disa studime të kryera nga universiteti i Standfordit kanë treguar se atletët që flinin 10 orë në periudhën e garave përmirësonin si kohën e tyre ashtu edhe rezistencën fizike.
Të mbron nga diabeti. Diabeti është një sëmundje që provokon aksidente cerebrale, verbime, dëmtime të organeve. Nëse je i dobët, por nuk fle gjithashtu je në rrezik. Kush nuk fle mjaftueshëm, tek personat e shëndetshëm, humb aftësinë për të kontrolluar sheqerin në gjak dhe sa më pak të flini aq më shumë keni mundësi për të patur probleme për shëndetin. Në krahasim me adultët që flenë 8 orë në natë, personat që flenë 6 orë kanë një probabilitet për të patur diabet 1.7 herë më shumë dhe personat që flenë 5 orë kanë një probabilitet 2.5 herë më të madh për ta patur këtë sëmundje.
Rrit përqendrimin. Fëmijët nuk reagojnë në të njëjtën mënyrë ndaj privimit të gjumit. Sipas një studimi të publikuar në Pediatrics, fëmijët 7-8 vjeç që flenë më pak se 8 orë kanë më shumë probabilitet për të qenë hiperaktivë, të shpërqendruar dhe impulsivë. Mungesa e gjumit mund të derivojë simptoma për TDAH, çrregullimin e defiçitit të vëmendjes ose hiperaktivitetin tek të vegjlit.
Të bën të dukesh më i ri. Personat që flenë më shumë kanë një lëkurë më të shëndetshme. Fjetja mirë lidhet me gjendjen e lëkurës. Depresioni, ankthi dhe problemet kronike e rëndojnë lëkurën. Sipas studimit nga Dermatologia Clinica e Eperimental tregon se personat që flenë mirë gjithmonë e rigjenerojnë më mirë vetën pas ekspozimit ndaj dritës ultraviolet dhe lëkura e tyre rigjenerohet më shpejt pas depilimit dhe kanë më pak shenja mplakjeje.
Të bën më tërheqës. Trajtimi më i mirë natyror dhe ekonomik është gjumi. Një studim i publikuar në British Medical Journal tregoi se personat që flenë mirë gjatë natës janë më tërheqës dhe më të shëndetshëm për personat e tjerë.
Zhvillon më shpejt muskujt. Ka një arsye se pe mjediset sportive dhe të fitnesit gjithmonë e përqendrojnë filozofinë e tyre rreth gjumit. Nëse flini zhvilloni muskuj. Trupi ynë gjatë natës, përveç kur është në fazën REM, shëron dëmet e shkaktuara, qelizat dhe indet më shpejt sesa kur është zgjuar dhe ka një aktivitet metabolik më aktiv. Mungesa e gjumit lidhet nga ana tjetër me atrofinë muskulare.
Mbron zemrën. Ka një sërë studimesh se mungesa e gjumit ka një probabilitet tre herë më të madh për të vuajtur nga insufiçenca kardiake, sesa ata që flenë mirë përditë. Një studim i publikuar në Europian Heart Journal gjeti se pagjumësia rrit nivelet në gjak të hormonit të stresit. Ky nga ana tjetër rrit tensionin arterial, frekuencën kardiake si dhe kolesterolin, të gjithë faktorë risku për shëndetin kardiovaskular.
Kuleta do t’ju falenderojë.
Mungesa e gjumit bën që të merrni vendime të gabuara financiare. Në vend që të minimizoni humbjet, kërkoni të fitoni më shumë. Flini më mirë para se të bëni ndonjë biznes.
Rrit kreativitetin. Kur truri është i çlodhur dhe prodhimi hormonal është i ekuilibruar, memoria jonë funksionon shumë më mirë, kështu që imagjinata çlirohet dhe jeni më kreativë.
Lufton depresionin. Gjumi relaksion organizmin dhe falë këtij procesi çlirohet melaninë dhe serotoninë që kundërshtojnë efektet e hormonit të stresit. Kur zgjoheni ndiheni më mirë si fizikisht ashtu edhe emocionalisht.
Përmirëson sistemin imunitar. Sipas studimeve të universitetit Carnegie Mellon, në Usa personat që flenë më pak se 7 orë në ditë preken nga gripi më shpesh se ata që flenë 8 ose më shumë orë. Mungesa e gjumit dobëson sistemin sepse gjatë natës edhe sistemi imunitar përfiton të rigjenerohet për të luftuar kundër toksinave dhe bakterieve.
Të ndihmon të biesh nga pesha. Një studim nga universiteti i Çikagos tregoi se fjetja pak ose keq rrit nivelin e një hormoni të quajtur grelinë që jep ndjesinë e urisë. Adipocitet ose qelizat yndyrore çlirojnë më pak leptinë, hormoni që frenon oreksin. Kështu që të motivuar nga këto dy hormone, nëse jeni në dietë dhe flini pak do të ndjeni më shumë uri se në rast se do të flinit 8 orë. Shumë studime kanë treguar se personat që flenë më pak ka të ngjarë të jenë më shumë obezë. Kjo si pasojë e ndryshimeve hormonale të shkaktuara nga mungesa e gjumit, pagjumësia stimulon oreksin. / Bota.al