BotaMAIN

Qëndrueshmëria e Rusisë në luftën e Ukrainës, do të testojë vendosmërinë e Perëndimit

Nga Lionel Barber

Këto ditë gjendja në bunkerin e presidentit Volodimir Zelenski në Kiev është e kthjellët por në kufijtë e zymtësisë. Dhe largimi i afërt i Boris Xhonson nga Downing Street, zor se do tketë rritur disi humorin. Një personazh karikaturesk në Britani, Xhonson u mor seriozisht në Ukrainë.

Ai mbajti premtimet që dha për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës, dhe ishte një prani qetësuese në një aleancë perëndimore, shumë të ndjeshme ndaj shantazhit rus në lidhje me energjinë dhe armët bërthamore. Strategjia e Vladimir Putin, ka ndryshuar në raport meplanin e tij fillestar dhe të pazbatueshëm, për të vendosur në Kiev një regjim kukull.

Që nga ajo kohë, presidenti rus po zhvillon një luftë rrënuese në lindje dhe jug, me synim zhdukjen e aftësisë së Ukrainës për të vepruar si një shtet sovran. Npjesëtar i rrethit tëngushtë Zelenski, i tha një vizitori perëndimor kohët e fundit se Putini po luante lojën

e pritjes”, i bindur se mund të kishte fillimisht humbje të mëdha, por tanimë në rënie, të thyente moralin e ukrainasve, dhe në fund të kishte sukses në përpjekjen e tij për ta rikthyer sferën e ndikimit të Rusisë në zonën përreth saj.

Në Uashington, administrata Bajden ka arritur në përfundimin, se është jetike të lëkundet”bindja e Putinit se mund ti rezistojë Perëndimit. Kjo do të thotë se ukrainasve duhet tu jepen mjetet për t’i shkaktuar sa më shumë humbje rusëve, dhe për ta rimarrë territorin në Donbasdhe rreth portit Kerson në Detin e Zi.

Nën breshëritë e pamëshirshme të artilerisë, forcat ukrainase janë detyruar të bëjnë tërheqje taktike. Edhe pse numri i saktë i viktimave mbahet sekret me fanatizëm, disa raporte sugjerojnë se ata po humbasin nga 600 deri në 1000 njerëz në ditë.

Tani i takon Ukrainës që të ndalë dhe të kthejë në krahun e kundërt përparimet ruse në rritje,dhe të parandalojë që këta të fundit që bëhen gati për një luftë të mëtejshme në dimër. Por kjo do të kërkojë një përpjekje shumë më të madhe perëndimore për ta furnizuar dhe trajnuar ushtrinë ukrainase.

Çështë më e rëndësishmja, administrata amerikane nuk beson se kjo përpjekje duhet tëbazohet në dëbimin e të gjithë rusëve nga Ukraina, një perspektivë që shihet si jorealiste dhe potencialisht e rrezikshme. Zyrtarët janë të ndërgjegjshëm në lidhje me doktrinën ushtarake ruse,e lejon përdorimin e armëve bërthamore në rastin e një kërcënimi ekzistencial.

Dobësimi i linjës së sulmit, sabotimi i linjave të furnizimit, loja me mungesën e fuqisë punëtore në Rusi, dhe kërcënimi ndaj një mobilizimi të padëshiruar kombëtar – e gjithkjo po i shërben qëllimit për të futur dyshime në mendjet e Putinit dhe komandantëve të  tij.

Vetëm atëherë mund të ekzistojë mundësia e një pauze të luftimeve, që do të lejonte rigrupimin e forcave të Ukrainës, rimëkëmbjen e ekonomisë ukrainase, dhe rifillimin e eksporteve nga portet e saj aktualisht të bllokuara. Në këtë pikë, mund të hapet porta e diplomacisë, me Rusinë dhe Ukrainën që mund të ulen në tryezën e bisedimeve edhe me sanksionet perëndimore ende në fuqi.

Ose të paktën kështu shpresohet në Kiev dhe në Perëndim. Por problemi me këtë skenar, është se ai mund të mbivlerësojë arsyeshmërinë e Putinit, dhe të nënvlerësojë vendosmërinë e Ukrainës për të luftuar deri në burrin dhe gruan e fundit.

Ata që kanë biseduar me Putinin që nga fillimi i luftës, raportojnë për një udhëheqës plot me ankesa kundër Perëndimit, por i sigurt në ndikimin e tij mbi Evropë, për shkak të krizës sëardhshme të energjisë. Ndërprerja në fillim të kësaj jave e eksporteve të gazit në Gjermani zyrtarisht për mirëmbajtjen e gazsjellësit – është vetëm fillimi.

Lutjet për rihapjen e portit të Odesës në Detin e Zi për arsye humanitare duke lejuar eksportet e grurit në vendet që ndodhen në një presion të madh si Bangladeshi, Egjipti, Libani dhe Pakistani janë pritur me një ngritje shpatullash të stilit të KGB-së.

Cinizmi i Putinit arrin disa kulme, të cilat edhe bashkëbiseduesit më me përvojë e kanë të vështirë që ti kuptojnë. Për opinionin publik perëndimor, që deri më sot ka qenë i vendosur në mbështetje të Ukrainës, kjo duhet të jetë një zile zgjimi. Dhe në fakt, ka qenë i tillë prejnjë kohe të gjatë.

Është kjo arsyeja pse është detyrë e qeverive perëndimore të vazhdojnë të kërkojnë mbështetje bujare ekonomike, financiare dhe ushtarake për qeverinë Zelenski, dhe sakrifica  të pashmangshme nga qytetarët e vendeve të tyre.

Robert Habek, Ministri gjerman i Ekonomisë dhe udhëheqësi i të Gjelbërve, ka qenë shembullor në këtë aspekt, teksa po kërkon t’i largojë gjermanët nga nafta dhe gazi i lirë rus. Po kështu edhe kryeministri i Italisë, Mario Dragi, që i paralajmëroi qytetarët e tij se këtëverë përballën me zgjedhjen midis paqes dhe ajrit të kondicionuar.

Lufta e Ukrainës do të ndikohet nga fakti, nëse në fund do të dominojë ligji i xhunglës apo sundimi i ligjit. Rezultati po vëzhgohet nga afër nga vende të tjera të mëdha, dhe veçanërisht Kina me tundimin e saj mbi Tajvanin”. Xhonson nuk është Uinston Çërçill, por ai i kuptoi rreziqet e kësaj lufte. Në këtë aspekt të ngushtë, por shumë të rëndësishëm, ai do t’i mungojë skenës ndërkombëtare. / Financial Times” – Bota.al

Back to top button