Bota

Qetësohuni, Donald Trump nuk është aq keq

Screen Shot 2016-03-23 at 23.50.30Qetësohuni të gjithë, shkruan Edward Luttwak për “The Wall Street Journal”: Donald Trumpi vërtetë që nuk është aq i frikshëm. “Histeria” liberale mbi zgjedhjen e mundshme të tij si president, të kujton “Reaganofobinë dhe panikun që i parapriu zgjedhjes së Ronald Reaganit në vitin 1980”.

Kritikët na paralajmëruan atëherë se aspiranti për Shtëpinë e Bardhë, Ronald Reagan, kishte hequr dorë nga koncepti i “shkatërrimit të ndërsjellë” dhe se në vend të tij, ai tashmë besonte në “kundërforcën” – domethënë, një sulm carmatosës i pari, për të fituar një luftë bërthamore.

Ata këmbëngulnin se ai ishte “një rrezik për mbijetesën njerëzore”. Kaq i madh ishte niveli i alarmit, saqë ata që shkruanin në gazetat cilësore, gjithë hezitim, bënë thirrje për rizgjedhjen e Jimmy Carterit”, pavarësisht të kaluarës së keqe të administratës së tij.

Në Europë, komentatorët nuk kishin asnjë dyshim se “bombahedhësi” Reagan duhej që të “mbahej larg prej butonit bërthamor”. Rusia ishte kaq shumë e shqetësuar, saqë pas zgjedhjes së Reaganit, KGB e ngjiti alarmin në nivel maksimal për dy vite resht, duke kryer vëzhgime 24-orëshe të të gjitha bazave strategjike të SHBA. E kotë ta themi, ishte një alarm i kotë.

Po kështu është edhe me Trumpin. Ai mund të jetë vulgar, por ai nuk është luftënxitës. Përkundrazi, ai dëshiron të tërheqë trupat amerikane nga jashtë vendit. Ata që planifikojnë të emigrojnë nëse fiton Trumpi – një betim ky që dëgjohej rregullisht edhe në kohën e Reaganit – ndoshta bëjnë mirë të presin pak. Mund të zbulojnë se frikërat e tyre janë të pajustifikuara./Në shqip nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button