Covid19

Qindra vdekje të tjera në Mbretërinë e Bashkuar, si ka ndryshuar bilanci që nga shpërthimi i Covid-19

428 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar në total numrin e viktimave në 33.614, konfirmoi sot Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social.

Qeveria gjithashtu përmbushi objektivin e saj ditor për 100,000 teste Covid-19, sipas shifrave të fundit.

Në periudhën 24-orëshe deri në orën 9 të ditës së enjte, janë kryer 126.064 teste.

Në total, që nga shpërthimi i pandemisë, janë testuar gjithsej 1,593,902 persona nga të cilët 233,151 janë testuar pozitivisht./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button