Enciklopedike

Qumështi i devesë: pasi ta lexoni këtë, me siguri do të doni ta provoni

Risia e fundit përsa i përket përbërësve ushqimorë është ajo e qumështit të devesë. Sipas kërkimeve shkencore të publikuara ndër vite vlerat ushqyese të  këtij qumështi janë më të larta se ato të qumështit të lopës dhe kanë një sërë benefitesh për shëndetin. Ky produkt po fiton popullaritet në vendet perëndimore, një rrjet dyqanesh njoftoi se nga nëntori do të fillonte ta shiste në Mbretërinë e Bashkuar.  Ferma më e madhe e deveve në Europë me më shumë se 300 kafshë të racës autoktone nga Kanariet gjendet në Fuerteventura. Aty po përpiqen të studiojnë prodhimin në nivel industrial, ndërkohë që edhe studiojnë cilësitë në bashkëpunim me universitetin e Barcelonës, me universitetin mbretëror të Arabisë Saudite dhe me atë të Las Palmas në Gran Canaria.

Benefitet e këtij qumështi.

  1. Nuk jep alergji. Nuk përmban beta-lactoglobulinë, një proteinë që shkakton alergji tek 2-3% e popullatës botërore në vitin e parë të jetës.
  2. Aleat kundër diabetit. Favorizon ekuilibrin e sëmundjes, shmang deri në një të tretën e dozës ditore të insulinës.
  3. Vitamina dhe minerale. Përmban minerale të nevojshme për organizmin si hekur dhe ka tri herë më shumë vitaminë C se ai i lopës.
  4. I përshtatshëm për bebet. Është qumësht më afër natyrës njerëzore nga të gjitha ato shtazore dhe kjo e bën një burim interesant për prodhimin e qumështit me formulë.
  5. Yndyrna të mira. Përmbajtja yndyrore i ngjan qumështit të lopës, por 43% e tyre janë të pangopura dhe nuk përmban yndyrna trans.
  6. Provë ndaj intolerancës. Ka shumë pak laktozë, çka do të thotë që personat që janë intolerant nga ky sheqer mund ta pinë pa frikë dhe pa patur pasoja. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button