Seria: Qytetërime me teknologji të përparuar
Thuhet se në kohën e Atlantidës dhe Ramas, Mesdheu ishte një luginë e madhe dhe pjellore. Ky qytetërim i lashtë, para Egjiptit dinastik, ishte i njohur si Qytetërimi Osirian. Lumi Nil dilte nga nga Afrika, ashtu si sot, dhe quhej Lumi Stix. Megjithatë, në vend të derdhej në Detin Mesdhe në deltën e Nilit në veri të Egjiptit, ai vazhdonte në luginë, dhe pastaj kthehej në drejtim të perëndimit duke rrjedhur në pjesën më të thellë të Luginës së Mesdheut ku krijoi një liqen të madh dhe pastaj rridhte sërish ndërmjet Maltës dhe Sicilisë, dhe më pas në jug të Sardenjës në Atlantik, në Gjibraltar (Kolonat e Herkulit). Kur Atlantida u shkatërrua në një kaos apokaliptik, ky ndryshim kataklizmik në Atlantik ngadalë përmbyti pellgun e Mesdheut, duke shkatërruar qytete të mëdha Osiriane dhe duke i detyruar banorët të lëvizin në terrene më të lartë. Kjo teori shpjegon mbetjet e çuditshme megalitike që gjenden anembanë Mesdheut.
Është një fakt arkeologjik që ka më shumë se 200 qytete të njohur të fundosur në Mesdhe. Qytetërimi egjiptian, së bashku me atë Minoan dhe Mikenian në Kretë si dhe Greqia janë, në teori, mbetjet e kësaj kulture të madhe shumë të lashtë. Qytetërimi ndërtoi struktura të mëdha që i rezistonin tërmeteve dhe kishte energji elektrike si dhe komoditete të tjera të zakonshme gjatë kohës së Atlantidës. Ashtu si Atlantida dhe Rama, ata kishin mjete ajrore dhe lloje të tjera transporti, shpesh të një natyre elektrike. Gjurmët misterioze të qerreve të Maltës, të cilat shkojnë mbi shkëmbinj dhe nën ujë, mund të jetë pjesë e një linje të lashtë Osiriane tramvaji, ndoshta që shërbenin për të transportuar gurë drejt qyteteve që tani janë nën ujë. Ndoshta shembulli më i mirë i teknologjisë së lartë të Osirianëve është platforma e mrekullueshme që është gjetur në Ba’albek, Liban. Platforma kryesore është e përbërë nga shkëmbinjtë më të mëdhenj të latuar në botë, Muret e famshëm të gurit në Ba’albek. Disa gurë të veçantë janë 82 këmbë të gjatë dhe 15 këmbë të trashë dhe janë vlerësuar se peshojnë mes 1.200 dhe 1.500 tonë secili!/Bota.al