Është Krishtlindje për të gjithë fëmijët kudo në botë, përveç Shi-së dhe fëmijëve si ai. Është Krishtlindje për të gjithë fëmijët, përveç fëmijëve të Jivu, metropoli i më shumë se një milionë banorëve, që i mundëson të gjithë botës t’u gëzohet Krishtlindjeve. Gjashtëdhjetë përqind e dekorimeve që përfundojnë në shtëpitë tona, vjen prej këtu:nga 800 fabrikat që faturojnë çdo vit 206 milionë dollarë.
Dhe kanë të punësuar edhe fëmijët si Shi:që 10 juanë, ose një dollar e gjysmë në ditë që fitojnë të mëdhenjtë, vetëm mund t’i ëndërrojë. Burrave u takojnë punët më të rënda. Grave, shumë prej tyre të moshuara, detyrat e qepjes dhe përfundimit të produktit. Fëmijëve si Shi, ajo e palosjes dhe paketimit të kapeleve dhe rrobave të Santa Klausit. Shi punon si një fabrikë kapelesh dhe Rafaele Petralës, që shkoi deri atje për të fotografuar ndjesitë e fajit të Fred Pirs, reporterit më të zhgënjyer nga globalizimit, që tek “Rrëfimet e një Eko-mëkatari” rrëfen edhe vuajtjet e Jivu, është shprehur sinqerisht:”Unë nuk punoj gjatë gjithë kohës që punon edhe nëna ime, por gjithësrsi më duhet ta pres këtu”.
Të paktën fëmijëve, u lejojnë më shumë pushime, ndaj Rafaele shfrytëzoi rastin për ta zbavitur disi:për t’i treguar se ku përfundojnë kapelet e këtij Santa Klausi që ai palos dhe paketon, palos dhe paketon. Janë Krishtlindjet për të gjithë fëmijët, por për fëmijët si Shi Krishtlindje është i gjithë viti. Fabrika e dekorimeve nuk bën kurrë festë dhe faji, të paktën për një herë, nuk është vetëm i Perëndimit.
Prodhimi që na intereson ka përfunduar prej disa kohësh:në tetor. Pasi kanë bërë gati mallrat për pjesën tonë të botës, u takon të jenë mirënjohës për këtë: që falë Zotit dhe partisë janë gjithnjë e më e pasur. Komunistët anuluan Krishtlindjet pas Revolucionit: vetëm sa për të rizbuluar vrullin shtytës, duke i hedhur një shikim hesapit të shtëpisë.
Po, nëse jeni një i krishterë, përbën ende një aventurë të arrini të shkoni me leje apo jo nga puna në meshë:fatmirësisht këtë vit bie ditën e djelë. Por këtu shifrat janë gjithçka:në vendin më të populluar të botës, pasuesit e Krishtit, të cilët sot janë tashmë 100 milionë, do të jenë 250 milionë në vitin 2030, duke e bërë Kinën, kombin dhe për këtë arsye edhe tregun më shumë të krishterë të planetit.
Kjo çështje nuk i intereson shumë Qinliang Cai, zv.presidentit të Komisionit të Dhuratave të Krishtlindjeve në Jivu, ku nga Hangzhou në Uenzhou ka një shtrirje e vazhdueshme të magazinave industriale. “Nuk është se duhet t’i jemi mirënjohës Krishtlindjeve”- thotë ftohtë për “Daily Telegraph”, “po të mos ishte për njerëzit tanë, do të bënim para me diçka tjetër.”
Të bësh para për të bërë para:tamam siç tregonte Xhorxho Boka, kur ishim në lulëzim ne në Itali. Petrala u përball me një njeri që shkon të furnizohet në një fshat të vogël, që gjendet në një mal pranë Jivu. Ky djalosh finok, Cho Lo, ka bindur të gjithë vendasit për të punuar nga shtëpia për të: javë ai shkon në fshat, ngarkon mallin, u jep disa të holla, dhe kthehet në dyqan. Edhe ai, në aktivitetin e tij të vogël, ndjek në thelb të njëjtën kometë:fitimin.
A nuk është një ironi e gjeografisë, që të vetmet Krishtlindje të denja për t’u rregjistuar janë ato të përshkruara nga Çen Uangdao? Ai qe përkthyesi i parë i Manifestit Komunist kinez. Ku, ndër të tjera, Karl Marksi parashikoi edhe “anulimin e punës së fëmijëve në fabrika”. Me sa duket, si për Krishtlindjet, komunizmi në Kinë është për të gjithë fëmijët; përveç Shi-së dhe fëmijëve si ai.
“La Repubblica” – www.bota.al